• |
ide | kryesore

Akuza e fortë e Arben Imamit: Rama dhe Basha po ndajnë paratë

Lajme, Të fundit



“E gjithë PD është vënë në dispozicion të Bashës për të marrë sa më tepër para nga Edi Rama”, ky është perceptimi që ish-ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami deklaroi në studion e “Top Talk” në TCH.

Ai shprehet se nuk ka guxuar të flasë më parë sepse nuk ka pasur fakte, por tanimë ka një pasqyrë të qartë.

“Punët shkojnë mirë. Paratë bëhen. E ka thënë Topalli në një konferencë më parë. Unë nuk kam guxuar të flas sepse nuk kisha ende fakte. Por tani kemi një pasqyrë të plotë që paratë po bëhen nga të dyja palët njësoj. Po ndahen paratë. Është shumë e qartë, që edhe për marrëveshjen iu dha edhe një shumë jo e vogël në dorë. E gjithë PD po punon për të rritur pozicionin negociues të Lulzim Bashës për të marrë sa më shumë para nga Edi Rama”, u shpreh ai.

“Basha nuk lejon më as forcimin e opozitës”, – theksoi Imami, teksa vlerëson se vendi duhet të shkojë në zgjedhje që opozita të forcohet: “Ajo çfarë them është se nëse nuk shkojnë njerëzit tek kutia e votimit për të zgjedhur qeverinë e tyre, sistemi demokratik nuk funksionon më”.

I pyetur nëse a ka një aleancë mes Bashës e Ramës, imami u përgjigj: “Nuk mund intereson se çfarë ka ndodhur pas skene, por ajo çfarë ka ndodhur në skenë. Zgjedhjet që u humbën vitin e kaluar, nuk u humbën vetëm prej drogës dhe parave, por edhe për 250 mijë zgjedhës që humbën besimin tek opozita”

Sipas tij me Lulzim Bashën kryetar do të jetë e pamundur që opozita të kthejë mbrapsht zgjedhës të humbur.

“Si do të veprojë opozita?! Kemi një gjendje të vështirë. Rrënjët e kësaj gjendje janë zgjedhjet që u dhanë dhe u morën në tavolinë, të dy janë njësoj. As Basha nuk ishte i titulluar për të dhënë zgjedhjet në Tavolinë, e as Rama nuk ishte i titulluar për të marrë zgjedhjet në tavolinë.

Sipas tij njerëzit janë të papërfaqësuar, e opozita e sotme është e dobët në vetvete edhe për këtë fakt, e për këtë arsye Edi Rama vijon të qeverisë me arrogancë.

“Nëse nuk shkojmë në zgjedhje s’do kemi një opozitë të fortë, Si mund të shkojmë në zgjedhje nuk di të jap as unë një përgjigje”, u shpreh Imami.



9 Comments

    1. Duket se e paskan hypur përsëri në tank gjeneralin e 97-tës socialistët , kësaj rradhe për të mbajtur pushtetin që e ndjejnë se po ju ikën.

  1. arben imami ,jozefina e patozi po ndajn me bregun e ibsen elezin groshet e droges qe po u jep rama.a nuk ishin po keta pisa kur per interes te rames i dhan thik pas shpine pd gjat zgjedhjeve te fundit.jozefines i qoi te bijen ne franc,bregun e beri ridhjerje imamin kak.si ka mundesi qe ne ditet me te zeza te rames e balles dalin keta krymba si imami,ibsen elezi ,patozi dhe han m.t ridhjerdhje.

  2. Pa zotesine e perfaqesimit te vet ketij kur ishte i pushtetshem, sot, na thote qe nuk votuan 250000 mije demokrate,,,Po,, edhe nuk kane votuar sepse ishit ju qe i harruat e persekutuat te paret demokratet, e i dhate poste ne shume dikastere kuqaleve, e sot e gjete fajtorin, po dukesh teper ;;;banal’ edhe me konkluzionet se na u ndakan parate. Po ti ogjeneral i 97. sa para e konspiracione si minister, deputet ke bere kondra PDse? Dhe me kete thenie kij kujdes se do te kape ligji i psikopatit per shpifje. fli se te ben mire relaksi se shterimi nga politika te paska zgjuar merine e posteve te humbura. Dhe sa per PDne , e soteme, mua, qe sjam partiak me duket me e paster dhe e sinqetrte e me kembengulje per taluftuar kete pushtet te kuqaleve. Populli do dije te vleresoje e te shikoje per aredhmerine e tij.

  3. Ky miratuesi i kushtetutës 98 vëllai i Imamit të Teatrit, nuk mund të jetë ndryshe, veç se një kriptokomunist siç pat thënë Berisha në 90.

    Janë pikërisht këta mola pa shtyllë kurrizore që ju ngjitën si rrodhe PD që në 90 dhe gjatë 27 viteve vetëm kanë përfituar prej saj, pa investuar ASGJË të mirë, përkundrazi e kanë shkatërruar PD.

    Gjithmonë në ditët më të vështira të PD ky ka ditur të zgjedhë të rreshtohet si skuth kundër saj.

  4. Mos ja qani hallin Benit, perseri do i mbushi shportat me molle! E sa per ate te tankut mos e akuzoni kot ai ne tank ishte dhe kur Berisha e beri Minister te Mbrojtjes.

  5. Maloket e saliut ne sulm frontal lulit te sales,kunder qytetareve ketyre njerzeve para pese vjetesh i lepieshit nga mengjesi ne darke.tani ju malok bashke me lulin nje padi per shpifje kundra Imamit dhe shpeton basha,e shikoni o Maloker qe ligji per shpifjen duhet ne kete veng dhe jo me gjobe por me burg,parate greke shkojne per lapsin dhe pastaj disa copa per ju Maloker fare e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *