• |
ide | kryesore

Çavushoglu kërkon kokat e gylenistëve të Tiranës, konfirmon listat me emra

Kryesore



Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu i përsëriti Tiranës kërkesën për goditjen e strukturave gyleniste që veprojnë në vendin tonë dhe ekstradimin e një sërë emrash që siç saktësoi ai, janë dërguar me lista autoriteteve shqiptare.

është hera e parë që për këto lista emrash të gylenistëve flet vetë Ministri i Jashtëm i Turqisë. Çavushoglu konfirmoi atë që përflitej deri tani se Ankaraja ka dërguar lista me emra dhe dosje për secilin nga personat që i konsideron terroristë të lëvizjes FETO, dhe për të cilët kërkon ekstradim nga Shqipëria.

Çavushoglu la mënjanë diplomacinë kur foli për gylenistët, pavarësisht sikletit të Bushatit që paralajmëroi se këto tema nuk zgjidhen në konferenca shtypi, por në kanale diplomatike.

“Pas tentativës për grusht shteti, pritshmërinë tonë nga Shqipëria e kemi përcjellë në mënyrë të qartë nëpërmjet hapave që duhen hedhur për eleminimin e FETO-s dhe eleminimin e personave që kryejnë veprimtari kundër Turqisë. I kemi dhënë listat me emrat e tyre, miqve tanë shqiptareë. Janë lista të personave që kërkojmë ekstradim, gjithçka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi vendime gjykate, dokumente dhe presim që këto të realizohen. Kjo është e rëndësishme. Fondacioni Maarif ka marrë shumë shkolla në vende të ndryshme, ose është i gatshëm ti marrë shkollat ose do të hapë shkolla të reja nga vendet që kërkojnë mbështetje ne japim mbështetje” tha Çavushoglu para gazetarëve në Tiranë.

Ministri i Jashtëm turk konfirmoi shqetësimin se strukturat e FETO, ose ata që njihen ndryshe si gylenistët kanë depërtuar siç tha ai jo vetëm në arsim dhe biznes, por edhe në strukturat shtetërore të Shqipërisë.

“Ka një strukturë fetoiste në Shqipëri në çdo fushë. Ata përdorin sidomos sistemin arsimor dhe kanë depërtuar edhe në sistemin shtetëror. Kjo organizatë terroriste është kërcënim për Turqinë. Ata nuk janë vetëm. Këtu ka elementë të FETO dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike. Këtu ka institucione dhe ne presim të mbyllen institucionet që kanë veprimtari anti-turke. Kjo organizatë është një kërcënim serioz për Shqipërinë. Le t’i harrojmë 251 dëshmorët e grushtit të shtetit në Turqi, por mendoni se ne nuk strehojmë asnjë terrorist që vjen nga Shqipëria. Këtë presim edhe nga miqtë tanë.” u shpreh Çavushoglu që me këto fjalë shton presionin turk ndaj vendit tonë për dorëzimin e gylenistëve.

Zbulohen “kokat” që Erdogan i kërkoi Ramës në Shqipëri

Nga ana tjetër, Ministri jonë i Jashtëm, Ditmir Bushati kujtoi se vendi ynë ka nënshkruar një sërë konventash europiane, që e ndalojnë të ekstradojë gylenistët drejt Turqisë.

“Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që u solidarizua në rrethanat e grushtit të shtetit,
por nga ana tjetër është vend anëtar i NATO-s, kandidat në Bashkimin Europian dhe ka aderuar në disa konventa për ekstradimin. Çdo rrugë që do të ndiqet do të diskutohet në kanale diplomatike dhe jo në konferenca shtypi” u shpreh Bushati.

Çëshja e ekstradimeve të gylenistëve mes dy shteteve shqiptare Shqipëri dhe Kosovë, është tashmë një temë e vjetër. Ekstradimi i 6 mësuesve gylenistë drejt Turqisë u shoqërua me polemika të forta në Kosovë.

Kreu i myslimanëve shqiptarë i përgjigjet Erdoganit për “gylenistët”

Madje Haradinaj u përfshi në një shkëmbim replikash me Erdogan pas deportimit të gylenistëve që i ngjante më shumë një rrëmbimi. Kur Erdogan mori vesh se kryeministri i Kosovës doli kundër këtij akti dhe pushoi nga puna Ministrin e Brendshëm dhe shefin e sigurimit deklaroi se: “Karriera jote politike do të përfundojë” duke shtuar se “vëllezërit e mi” kosovarë nuk do të pranojnë një kryeministër si ti.

Por edhe Haradinaj nuk ngurroi t’i kthente përgjigje.

““Për Erdoganin kam shumë respekt, sepse është një lider që është dëshmuar disa herë. Mirëpo, kur përzihet në punët e drejtimit të shtetit të Kosovës, e madje duke më atakuar mua direkt, atëherë nuk e njoh. Dua t’ia rikujtoj se Skënderbeu zhvilloi një luftë triumfuese ndaj turqve, dhe se e njëjta mund t’i ndodhë sërish nëse ‘kruhet’ me ne”, ishte përgjigjia e Haradinajt.

Ndërkohë Rama, duke dashur të ruajë afërsinë me Erdogan, ka qenë më i butë dhe më i kujdesshëm përballë “vëllait të madh”.

A do t’i ekstradojmë nëse na kërkohet? Nuk flas me nëse. Ato që ndodhën në Turqi nuk mendoj se duhet të kalohen lehtë.

Ai ishte një rrjet shumë i rrezikshëm që ai arriti të penetrojë në instancat më të lartë të shtetit turk. Ne nuk do ta lejonim asnjëherë cenimin e sigurisë sonë” – tha Rama pak kohë më parë.

Gjithsesi rreth një vit më parë, kur një ithtar i FETO-s , i quajtur Muhammed Yasir Aydoğmuş, u kap nga policia, ai nuk u ekstradua në Turqi.

Për këtë çështje pati debate të forta, por duke qenë se një shkallë e gjykatës e la të lirë dhe tjetra e shpalli sërish në kërkim, gylenisti arriti të arratisej nga Shqipëria bashkë me familjen e tij.

Policia shqiptare arreston një kundërshtar të Erdoganit, Gjykata e Durrësit e liron

Ky rast tregoi edhe ndjeshmërinë jo vetëm të ambasadës turke për këtë çështje, por edhe të Bashkimit Europian që reagoi menjëherë me anë të një letre ku i kujtonte Shqipërisë aderimin në konventat ndërkombëtare që ndalonin ekstradimin e të kërkuarve për shkaqe politike dhe që rrezikonin torturat në vendin e tyre.©Lapsi.al



5 Comments

  1. shifeni vet bythqirin e bythqirit ne lalz ramen me ngjal mete ditmir bushatin me bythqirin turk gjygim qenef erdogan bashbakan.u nene rama edhe me mutin ben marrveshje e lere me vllaun e titj taleban erdogan.

  2. sa me shpejt ti perzejm vllezrit bythqir rama erdogan se ky vend nuk do i vyej es djallit e lere me shqiparve.rraca me e ndyr ne bot jan komunistet dhe talebanet produkt stalini qe te dyja.

  3. sa me shpejt ti perzejm vllezrit bythqir rama erdogan se ky vend nuk do i vyej es djallit e lere me shqiparve.rraca me e ndyr ne bot jan komunistet dhe talebanet produkt stalini qe te dyja.ridhjersve nuk ju mjaftoi muti turk 500 vjet as muti rus i stalinit 55 vite e as muti i ruqit ,xhafes e edvinit 25 vjet dojn ripit.te pa ngopur qelbesirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *