• |
ide | kryesore

Çështja Muzaka frikëson Tiranën: një muaj për të shmangur penalitetin e pikëve, por mungojnë likuiditetet

F1, Sport



Cështja Muzaka frikëson Tiranën edhe më shumë se mungesa e rezultateve. Detyrimi që bardheblutë kanë ndaj ish-lojtarit të tyre, tani në forcë tek Skënderbeu, Gjergji Muzaka, kishte mbetur stand-by pas pagesës së këstit të parë prej 35.6 milionë lekësh të vjetra dhe ndoshta këtu drejtuesit bardheblu menduan se do të kishin ende kohë, duke vonuar këstin e dytë të borxhit. Paralajmërimi i Disiplinës erdhi rrufe në qiell të pastër: brenda 30 ditësh duhet paguar borxhi prej 71 milionë lekë dhe Tirana nuk i ka këto likuiditete. Vetëm se në këtë rast penaliteti është drastik.

Tirana është në krizë rezultatesh dhe kjo nuk fshihet, për më tepër që ky fakt hodhi në erë pankinën e Ze Marias, por përpara se bardheblutë të mendojë sforcon që i duhet për të likuiduar brazilianin, shpërblimin përfshirë, i ka plasur në dorë një minë, që e mendonte të administrueshme, por që rrezikon tia kthejë sezonin në një makth të vërtetë.

Në lojë arbitrarisht është FSHF dhe nëse kjo histori nuk mbyllet atëherë cështja i kthehet Disiplinës dhe kalon për panalizim pikësh, në fillim me zbritjen e tre pikëve, pastaj me përsëritjen e këtij penaliteti deri në rrëzimin automatic në Kategorinë e Parë. Një ferr i vërtetë për 24 herë kampionët e vendit, aty nga ku në fakt mezi pritën sa dolën.

Sikur të mos mjaftojnë 8 pikë në 8 ndeshje, vetëm dy më shumë se zona e rënies nga Kategoria Tirana kërcënohet nga një goditje fatale. Drejtuesit e klubit po mundohen të gjejnë një zgjidhje të situatës, duke shpresuar përsëri tek kësti, por Muzaka duket i bezdisur nga kjo situatë që zgjat prej dy vjetësh dhe mund të insistojë në mbyllje të menjëhershme të cështjes, që rrezikon të fundosë Tiranën…

Nuk ka paqe për Tiranën, në një sezon që u ndërtua për të qenë i suksesshëm, por u pa shumë shpejt se rrezikonte ti ngjante atij katastrofik që përfundoi me rënien e paprecedentë të bardhebluve në Kategorinë e Parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *