• |
ide | kryesore

Çështje e re – Benzema i përfshirë në rrëmbim personi!

Sport



Periudhë e vështirë për Karim Benzema. Në fushë gjërat nuk shkojnë mirë: goli vjen më vështirësi, ndonjë dëmtim i tepërt e shqetëson ndërsa sitiata komplikohet nga zërat e merkatos që e shohin larg Madridit… Sikur të mos mjaftojnë jashtë fushë francezi ka problemet të reja. Benzema për shkak të sjelljeve të pahijshme nuk thërritet më në kombëtare nga Federata franceze, por sipas asaj që raporton Marca, francezi rrezikon shumë më tepër me lajmin e fundit, sipas të cilës sulmuesi i Real është përfshirë në një rast dhune, me tentativë sekuestrimi personi.

Leo De Souza, ish-menaxheri i Benzema, ka bërë një denoncim se është sulmuar në Paris, përpara një lokali, në rastin e ndeshjes mes Paris Saint-Germain e Lyon, luajtur në Parc de Prince. Të akuzuarit janë pjesë e stafit të Benzema, që është rritur në Lyon. Agjenti pretendon se agresori ka zbritur nga një furgon me ngjyrë të errët, brenda së cilës shihej një siluetë e ngjashme me atë të lojtarit të Real. Cështja lidhet me një borxh prej më shumë se 50 mijë euro që nuk është shlyer nga menaxheri. De Souza ka sinjalizuar komisariatin e policisë në Nanterre, duke shtuar se personat e përfshirë janë miq të ish-klientit të tij.

Nuk mund të mungonte përgjigja e Benzema, që ka ardhur përmes rrjeteve sociale. Francezi, nuk e mohon të ketë pasur një takim mes De Souza e stafit të tij, por e thjeshton krejt situatën. Sipas francezit ish-menaxheri ka sajuar krejtësisht dhunën dhe tentativën e sekuestrimit. “Një i afërm i Benzema i prek krahun De Souzas dhe është rrëmbim. De Souza qenka rrahur, por nuk mungon asnjë ditë në punë. De Souza thotë se në furgon ishte Benzema, por hetuesit e përjashtojnë këtë gjë. Kjo botë e ka seriozisht?”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *