• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh me Maradonën? Argjentinasi mezi ecën, nuk e stërvit dot ekipin

Sport



Cfarë po i ndodh Diego Armando Maradonës? Kjo është pyetja që e përditshmja spanjolle ‘Marca’ bën,duke publikuar një video në të cilën shihet Pibe de Oro të hyjë në fushën stërvitore të Dorados de Sinaloa (Seria B meksikane) duke ecur me shumë vështirësi i ndihmuar nga asistenti i tij Islas.

Argjentinasi nuk ka qenë në gjendje të drejtojë seancën stërvitore të skuadrës për shkak të një artritinë gju, i njëjti problem që e kishte bllokuar edhe pak kohë më parë. Klubi ka shpjeguar situatën me një tweet: “El Gran Jefe qendroi në dhomat e zhveshjes për shkak të problemeve fizike, por jemi në duar të mira: Luisito Islas drejtoi stërvitjen”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *