• |
ide | kryesore

David Beckham,’Martesa me Victorian,e vështirë dhe e komplikuar’

Paparazzi, Slider



Në një video të shkurtër të shpërndarë online nga intervista e David Beckham në emisionin australian “The Sunday Project”, ish-ylli i futbollit rrëfehet për martesën dhe marrëdhënien e tij me Vicktoria Beckham.

“Kur je i martuar për kaq shumë kohë sa ne, martesa bëhet një punë e vëshirë. Disa herë është e komplikuar.”- shprehet ai. – “Kur bëhet fjalë për paparacët që na ndjekin gjithandej dhe lajmet që bëjnë për ne, përpiqemi vetëm që të mbrojmë fëmijët tanë”.

David dhe Vicktoria janë martuar në Irlandë në vitin 1999, ndërsa lidhja e tyre ka filluar që në vitin 1997. Janë prindër të 4 fëmijëve, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

https://www.youtube.com/watch?v=czWxrImxQ0k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *