• |
ide | kryesore

David dhe Victoria po kalojnë një kohë të vështirë në martesën e tyre

Paparazzi, Slider



Bashkëshorti i saj David Beckham u shpreh se martesa është një punë shumë e vështirë dhe dy ditë më pas, Victoria zbuloi se ndodhet në një qendër të specializuar në Gjermani për t’u kujdesur për balancën emocionale. 44-vjeçarja publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto, ku shfaqej nga maja e malit, e veshur me veshje sportive. Nëna e katër fëmijëve shkruante: “Eksperiencë e mrekullueshme në qendrën @villastephaniebadenbaden në Baden-Baden”. Villa Stéphanie është një spa që fokusohet në kujdesin e trupit dhe mendjes, ku ofron trajtime detoksi, fitnesi, shërbime mjekësore si dhe bukurie. Duket se thashethemet nuk janë kot! David dhe Victoria po kalojnë një kohë të vështirë në martesën e tyre dhe kanë zgjedhur të kujdesen fillimisht për veten. Ata u martuan në Irlandë në vitin 1999, dy vite pasi nisën lidhjen e tyre në 1997-n dhe janë prindër të katër fëmijëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *