• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Kotzias, zbulohet financimi i Greqisë për portalet në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Top Channel mëson se Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

Ky lajm po diskutohet nga burime që tregojnë detajet e largimit të ministrit të jashtëm Niko Kotzias nga qeveria.

Pas dorëheqjes flitet edhe për një një skandal financiar, pasi sherri mes tij dhe ministrit të mbrojtjes Panos Kamenos ka ndodhur për shkak të parave që financohen në Shqipëri për mediat, gazetarë, zyrtarë të minoritetit apo dhe ndërtime në jug.

Një shumë prej 1 milionë euro është dhënë në muajin tetor për disa portale edhe në Shqipëri, siç mëson Top Channel.

45 milionë euro është shuma të cilën Kamenos ia faturon Kotziasit si e shpenzuar në mënyrë abuzive nga ai që konsiderohet buxhet sekret i ministrisë së Jashtme greke.

Kotzias ka deklaruar se paratë e buxhetit sekret të ministrisë, kryesisht financonin Kishën ortodokse, por edhe aktivitete të ndryshme në rajon, por pa dhënë detaje.

Burime pranë ministrisë së Jashtme në Athinë bëjnë me dije se një pjese e madhe e buxhetit sekret të kësaj ministrie jepet në formë grantesh dhe ndihmash në media dhe organiza të ndryshme në rajon, për të paguar gazetarë, portale, por edhe media të caktuara në Shqipëri dhe Maqedoni.

Gjithashtu mësohet se miliona euro janë dhënë për biznese në Shqipëri, kryesisht ndërtimin e hoteleve në jug të vendit, apo per finacimin e ndërmarrjeve, pronë e të afërmve të politikanëve të ndryshëm të minoritetit grek që jeton në Shqipëri.

Para në subvencione janë dhënë për zyrtarë të ndryshëm të minoritetit, në formë kompensimi rroge, në mënyrë që të mos largohen nga Shqipëria, për të emigruar në Greqi.

Burime të sigurta thonë se janë financuar edhe programe të ndryshme për studime Master të zyrtarëve shqiptarë në Greqi, por edhe për pritje, përcjellje dhe udhëtime turistike të disa prej gazetarëve shqiptarë.

Në listë nuk mungojnë as fondacione mediatike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër.

Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshje mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

Madje, janë disa portale që operojnë në Shqipëri, me domain “.al”, por që finacohen prej Athinës zyrtare.

Top Channel mësoi se ekziston një listë e detajuar e kodeve dhe llogarive, por edhe emrat e pritësve të këtyre parave, e cila shoqëron kërkesën prej nëntë faqesh të dorëheqjes, që ministri i Jashtëm i dorëzoi kryeministrit grek, Tsipras.

Top Channel



21 Comments

  1. Kisha Ortodokse Jo-Autoqefale eshte e para, kete e di dhe breshka. Na i tregoni kush jane portalet ose gazetat, qe te behet edhe me i besueshem ky lajm. Se neser del udheheqesi shpirteror dhe thote frazen magjike: Shpifje, shpifje, shpifje!

    1. ai udheheqsi shpirteror te doli borxhit o debil.. ai po te thote ‘formalizoni ‘ portalet qe te dihen nga i vijne te ardhurat..

      Pra ky lajm perforcon me shume idene qe cdo portal duhet te ket niptin e tij , te tregoje shpenzimet dhe fitimet , dhe nese ka fitime te paguaje taksat mbi fitimin.

      Do ju dali dhe lista e portaleve qe financohen nga greku , mos u merakos.. por kur te lexosh pastaj emra qe nuk ta ka prere fare ajo mendje … do vesh duar ne koke dhe do thuash.. kaq thelle ka shkuar kjo pune ?

  2. Keto jane lajme qe dalin nga zyra e Fuges. Ai i gjati kerkon te shfrytezoje çdo situate te re qe mund te krijohet ne favor te vet. Koiçidence e çuditshme qe ky lajm vjen pikerisht pas idese se ndritur te pak diteve me pare per rregjistrimin e portaleve. Dhe çuditerisht e jep Top-Kanali!!!

    1. Ja u shkrojta pardje ne nje lajm te Lapsit mbi Kotsiasin dhe qe Lapsi donte ti jepte nje njgjyrim ‘SORROSIAN’ ketyre akuzave , se ceshtja nuk ishte ‘je apo nuk je Sorrosian’ por ishte ceshtje Evrosh.

      Plot 45 miljon evro mendohet se eshte abuzimi i Kotsiasit me fondin rezerve te Ministrise se Jashtme qe estimohet te jete diku tek 200 miljon evro ne vit, ku pjesa me e madhe e tij eshte derguar ne Maqedoni dhe Shqiperi.

      NE GREQI JANE 3 MINISTRI QE KANE TE DREJTE PER TE PATUR FONDE SEKRETE ( FANTAZEM)

      1) Ministria e Mbrojtjes
      2) Ministria e Brendshme
      3) Ministria e Jashtme .
      Dhe cdo vit keto fonde estimohen se shkojne diku tek 1.1 miljarde evro.

  3. A ka sherbime sekrete dhe inteligjente shqiperia, po prokurori dhe gjykata ka?! Se per mediat u mor vesh sa e kane pazarin

  4. a e kuptoni tani se te kujt jane shum komente qe behen ketu apo ne portale te tjera shqiptare on-line? a e kuptoni qe komentet e shum janullave ketu dhe ne portale te tjera jane thjesht leket e shovinizmit grek. do ishte mir qe te na jepeshin listat e portaleve dhe personave qe kan perfituar nga keto para ne menyre qe ti din gjith shqiptaret dhe te bejne zgjedhjet e tyre.

  5. pos tema e mero bazes,dita,vizion plus.repoert tv,ermut tv,klan tv,top chanel mingjozi,dy vllezrit nazarko,artan hpgja news 24,vangjeli,baton hagjiu pra ter ata qe lavderuan marrveshjen bythir bushai bythqir janatullos rama dhe bythqir kocias.

      1. O miush apo mi halesh si te duash merre.. cpune ka ne kete mes Minsitri i Jashten yni ?? apo tu ngrit nje here bibilushi dhe the po e hedh dhe une nje gur ne lum..

        Pse ben hedh helm kot.. se asnjeri nuk te beson..

  6. Temen e semes o, portalet shqiptare e paskan detyruar ate shokun e Ditzi Bushatit te japi dorheqjen .Lajme alla -tope -qenlli-

  7. Po hik o Ari Kari se nuk jane lajme per kaplloqen tende keto. Niveli jot shkon deri tek qenefi i negjmies dhe palla e metes .

    Mbulle halen se eshte per tjeter nivel ku lajm .

  8. Ku eshte lajmi ketu mer gazetare te Lapsit ????

    Cila pjese e shkrimit perben lajm ????

    Fakti qe dha doreheqjen Kotzisas?

    Kjo ka dite qe dihet

    Fakti qe shteti Grek financon ne Shqiperi per interesa te tij ???

    Kjo ka mbi 25 vjet qe ndodh .

    Kjo quhet thashethem jo lajm

    Nuk ka asnje fakt mbi asnje portal, asnje emer, esnje liste asnje gje. Gje prej gjeje.

    Cfare lajmesh jane keto?

    Keto jane thashetheme .

    Llogjika te shtyn te mendosh qe ka gisht zyra e propogandes se Rilindjes.

    Ne kohen kur priten pergjigje per Skandalet e Rilindasve, dalin thashetheme per Kotzias, se halli qenka Shqiperia ?!?!?!?!
    Aman, kush i beson se Kotzias qenka shkarkuar edhe sepse se ka abuzime ne Shqiperi ???

    Sikleti i Greqise ka qene Rusia me veprimtarine e saj per te prishur marreveshjen e Prespes per Emrin e Maqedonise. Dhe shume serioze biles. Ne Shkup shkuan shefi i BE, shefi NATO, shume figura per te mbeshtetur referendumin.

    Ne themi ne Shqiperi ka financuar shteti Grek????

    Pirdh pirdh se lirohesh i thone kesaj pune

  9. U financokan nje sere zyrtare rilindas per mastera e specializime ne Athine dhe perpunohen si filogrek qe neser nepermjet tyre aneksohet jo vetem det por jugu dhe gjithe shqiperia. Keta jane rilindasit e sotem qe na qeverisin, njerez te kapur dhe tradhetare. U desh te jepte dorreheqjen ministri grek qe te merrej vesh, ndryshe sherbiment tona inteligjen vetem te tilla nuk jane, por nje aneks i krimit dhe shperdorimit qeveritar.

    1. Akoma me turp keto specializimet .Te denohen duke mos ja njohur dhe duke mos i lejuar qe te punojne ne instanca shteterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *