• |
ide | kryesore

E fejuara e Stresit zgjedh të heshtë, publikon foton me fustan të bardhë

Paparazzi, Slider



Reperi shqiptar, Stresi, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj, u arrestua nga policia pasditen e së mërkurës, pasi akuzohet se është anëtar i një grupi kriminal në Tiranë. Në momentin e arrestimit, ai shfaqej i shtrirë përmbys në krevat, gjysmë lakuriq në një nga hotelet që ndodhet në zonën e Linzës.Policia zbuloi se reperi shqiptar ndodhej në hotel me një vajzë 20-vjeçare me inicialet P. Ç, e cila po gjykohet në gjendje të lirë për veprën penale “moskallëzimit të krimit”.Mirëpo siç shumë nga fansat e tij e dinë, reperi ka pranuar se është martuar në gjendjen civile me partneren e tij, Kejsi dhe mezi prisnin të organizonin dasmën gjigande.Por duket se Kejsi nuk do t’ia dijë aspak për arrestimin e reperit, pasi në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar një foto që nuk ka lidhje fare me Stresin.E veshur me një fustan të bardhë, ajo pozon shumë serioze përpara pasqyrës, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës! Edhe përse ndjekësit ngulin këmbë të dinë nëse ajo do t’i qëndrojë pranë Arkimedit edhe pas tradhëtisë, Kejsi ka zgjedhur të heshtë!

Gjithsesi, ajo nuk ka hequr nga dora, unazën në gishtin e martesës duke ngritur dyshimet se nuk ka hequr aspak dorë nga reperi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *