• |
ide | kryesore

Flet nëna e Stresit pas arrestimit të reperit në hotel: Hakmarrje e Taulant Ballës

Lajme, Të fundit



“Hakmarrje 24 orëshe”, e quan Shpresa Lushaj arrestimin e të birit, Stresi dy ditë më parë në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë. Arrestimi i reperit të njohur bëri mjaft bujë, ndërsa policia sqaroi se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin narkotikë në kryeqytet.

Po ashtu policia publikoi edhe videon e arrestimit, teksa shihet që këngëtari është prangosur gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli, ndërsa mbi tavolinë kishte edhe viza kokaine.
Mirëpo sipas nënës së Stresit, e cila është shprehur për gazetën ‘Panorama’ e gjithë kjo skenë ka ndodhur për hakmarrje. Gjithaçka ka ndodhur pas padisë që i shoqi i saj Sali Lushaj ka depozituar në Gjykatën e Tiranës për deputetin e PS, Taulant Balla.

“Padia që i bëri bashkëshortit im zotit Taulant Balla, mënjeherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe’, shprehet ajo.

Lushaj shton më tej se pistoleta e pretenduar se mbahej nga i biri nuk eshtë e tij. Ajo thotë se djali ka qenë në një ditëlindje e më pas ka fjetur në hotelin ku i shkoi policia, që sipas saj e arrestoi në gjumë.

“U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë”, ka shtuar ajo.



3 Comments

  1. Moj moter da di hallin .. se je nene dhe te dhemb zemra.. por qe kjo ‘hakmarrja e Balles ‘ te mos binte mbi te .. pse nuk e edukove tet bir te mos merrej me arme, dorke dhe kurva ?
    Po ta kishe bere detyren tende si nene ti ne edukimin e atij kaqolit tend… nuk do vinte puna deri tek ‘HAKMARRJA E TAULANT BALLES’..

    Me vjen keq per ty , se per ate djalin tend nuk ma ndien fare.

  2. JU KENI SULMUAR BANDEN TIME MUZIKORE.
    SIDOQOFTE UNE NUK JAM ASPAK HAKMARRES,
    SEPSE ME PERKUJDESJEN TIME SHUME TE NGROHTE,
    DHE TE MINISTRISE RILINDASE TE SHKALLIMIT FEMIJENOR,
    STRESI & NOIZY DO TE STUDJOHEN NE TEKSTET SHKALLORE.

  3. o Xixa beja te njejten pyetje dhe nenes se Kryeministrit, Balles, Tahirit etj qe as nuk mund te krahasohen me Stresin per ato qe kane bere< Tashti qe u arrestu ky mori fund dhe droga dhe krimi, a mjere ju per trute qe keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *