• |
ide | kryesore

Formula 1/ Hamilton i pandalshëm, Vettel rrezikon penalitetin

Sport



Lewis Hamilton e fillon si duhet fundjavën e Cmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, që mund ti dorëzojë titullin Botëror. Piloti anglez i Mercedes ka mbyllur me kohën më të mirë sesionin e parë të provave të lira, e kondicionuar nga shiu, duke kronometruar kohën 1’47”502. Pas tij është vetëm një tjetër Mercedes, ai i Bottas dhe dy Red Bull, të gjithë të shkëputur më shumë se një sekondë, ndërsa për Ferrarin duhet parë edhe më poshtë akoma.

Kushtet atmosferike i kondicionuar të gjithë pilotët përvec Lewis. Lideri i kampionatit ka mbërritur në Texas dhe i bëri gjërat të qarta menjëherë. Britaniku, që fiton prej katër edicionesh radhazi në cirkuitin e Austin, ka qenë i paaaritshëm nga të gjithë, pëfshirë nga Mercedes i dytë i Botas.

Ferrari është prezantuar në Amerikë me disa ndryshime të rëndësishme aerodinamike (në vecanti një bisht të ri), por duke parë shiun, as Vettel é as Raikkonen nuk ishin të aftë të bënin të vlenin ndryshimet. Nuk është fillimi ideal për Seb, që ka detyrën ti prishë festën Hamilton, duke nisur nga 67 pikë diferencë. Gjermani për më tepër është thërritur nga steëard për faktin se nuk ngadalësoi në regjimin e flamujve të kuq e tani rrezikon edhe tre pozicione penalitet në start.



1 Comment

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *