• |
ide | kryesore

Gigi Hadid tregon vështirësitë pas humbjes në peshë

Paparazzi, Slider



Modelja 23 vjeçare ka folur hapur rreth temës  së rënies në peshë në Konferencën  “Forces of Fashion” të ‘Vogue”, në një panel edhe me të ftuar  të tjerë si Kendall Jenner, Ashley Graham dhe Paloma Elsesser.

“E dashuroja trupin tim kur kisha forma”-, u shpreh Gigi . -“Më pas kur humba peshë, njerëzit filluan të më sulmonin. Po, e di që jam e dobët. E shikoj veten në pasqyrë. Po përpiqem të ha hamburger, dhe të bëj palestër. Dua edhe unë të pasme si gjithë të tjerët. Do t’i bëj, i bëra. Faleminderit!”

Hadid foli për herë të parë për ndryshimet në fizik, në intervistën e saj në Harper’s Bazar në Maj, ku tha se arsyeja e humbjes së peshës së saj është “Hashimoto”, një sëmundje autoimune. “Shumë prej komenteve të njerëzve nuk bëjnë sens. Por sërish të lëndojnë. Në ditët e sotme njerëzit e thonë kollaj që “ E pëlqeja trupin e Gigit dikur, ndërsa tani ajo është dorëzuar .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *