• |
ide | kryesore

Heynckes e Conte, jo…Bayern Mynih konfirmon Kovac

Sport



Katër ndeshjet pa fitore nuk i kanë humbur besimin Bayern Mynih tek tekniku i tyre Niko Kovac: “Jam pozitiv, na duhet vetëm pak fat” është shprehur tekniku, ndërkohë që pavarësisht besimit që i është dhënë nga shoqëria, burime të ndryshme konfirmojnë se janë kontaktuar trajneri i përjetshëm i bavarezëve Heynckes dhe Antonio Conte.

Megjithat asgjë nuk e shpërqendron Kovac: “Të mos lexozh gazetat të ndihmon të relaksohesh: me shumë mundësi në 7 ndeshjet e para është shkruar mirë, ndërsa tani e bëjnë të zezë, edhe pse nuk është kështu “.

Shumë më të bindur në deklaratat e tyre drejtuesit bavarezë, që kanë dalë në mbrojtje të skuadrës dhe trajnerit, me një kundërsulm tipik, përpara transfertës me Ëolfsburg: “Vlerësojmë punën e Kovac, – tha Salihamidzic – është mungesë respekti ajo që po ndodh. Do ta mbroj gjithnjë skuadrën: të vesh në diskutim punën pak javë nga fillimi është e papranueshme “.

Rummenigge ndërkohë mbron emrat individualë në qendër të kritikave: “Bëri një gabim por Neuer ka qenë katër herë portieri më i mirë në botë, polemikat për Hummels e Boateng janë të kota, ndërsa Ribery-Robben kanë fituar gjithcka këtu. Jemi këtu për të thënë se nuk do ta tolerojmë më këtë situatë dhe do të mbrojmë gjithnjë trajnerin dhe klubin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *