• |
ide | kryesore

Humor anglez/ Mourinho, i dashuri i harruar përpara mbretit të ri të zemrës së Chelsea

Sport



Pasi u bë armik me Antonio Conten, Mourinho do të përballet me një tjetër realitet kur të shkojë me Manchester United në Londër ndaj Chelsea në fundjavë. The Sun, nuk ngurron të bëjë humor me situatën, duke e vlerësuar se “në futboll asgjë nuk qendron pa lëvizur, as emocioni. E nuk bën përjashtim universi i Roman Abramovich.

Kur Mourinho të bëjë kthimin e katërt në SË6 si trajneri i United, do të ndihet si ish-i dashuri i harruar, përpara mbretit të ri të zemrës së Chelsea – shkruan tabloidi.

Tifozët e Chelsea shpejtuan të dhurojnë afeksionin e tyre tek Antonio Conte, pas ikjes së portugezit dy vjet më parë. Tani gjërat kanë ndryshuar edhe njëherë: Edhe pse pronari i Chelsea nuk do të jetë prezent personalisht, është e qartë se sfida ka brenda mjaftueshëm konflikt.

Maurizio Sarri mund të mos ketë sharmin e Mourinhos në pamje të parë. Nuk ka as shpërthimet emocionale që karakterizuan mbretërimin e Contes. Në heshtjen e tij, qetësinë dhe mënyrën e përqendrimit, Sarri ka fituar tifozët e Blutve të Londrës në të gjitha drejtimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *