• |
ide | kryesore

I vodhi çantën me 800 euro një kosovari, arrestohet polici i burgut të Fushë Krujës

Lajme



Një polic i burgut të Fushë Krujës është arrestuar nga policia pasi i ka vjedhur një shtetasi kosovar 800 euro. I arrestuari është Sokol Pjetërgjoka. Mësohet se oficeri i policisë kishte dalë në rrugë duke pritur makinë për të shkuar në punë.

Rastësisht i ndalon një automjet ku udhëtonin tre shtetas kosovar, të cilët e morën për ta lënë afër punës, duke qenë se andej kishin rrugën. Por kur ka zbritur nga makina, punonjësi i policisë i ka vjedhur çantën njërit prej kosovareve që ishin në makinë.

Pas denoncimit të shtetasit kosovar, polici është mbajtur nën vëzhgim, ndërsa gjatë kontrollit në kasafortën e burgut u gjet çanta e vjedhur e kosovarit me disa dokumente dhe rreth 800 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *