• |
ide | kryesore

Kit Harington mban sekret fundin e Game of Thrones

Paparazzi, Slider



Kit Harington, aktori që luan një nga protagonistët kryesorë të serialit “Game of Thrones”, në një intervistë të fundit rrëfen se nuk ka ndërmend ti tregojë askujt se çfarë ndodh.

HBO pritet të shfaqë sezonin e fundit të serialit janarin e vitit që vjen dhe ndjekësit e shfaqjes janë tmerrësisht kurioz të dinë çfarë do të ndodhë, madje kanë filluar të shpërndajnë versionet e tyre në internet. Por mesa duket deri kur të nisë transmetimin gjithçka do të mbetet sekret sepse siç thotë Kit, asnjë nga protagonistët nuk do ti thotë asgjë askujt. Sidomos “Jon Snow” i cili nuk i ka dhënë detaje as gruas së tij Rose Leslie që për më tepër ka luajtur të dashurën e tij në serial deri në vitin 2014. “Kam zgjedhur mos i tregoj gjë asaj. Rose vazhdon të bëjë pyetje por akoma nuk ka arritur ta kuptojë çfarë ndodh. Më pëlqen të eci vërdallë dhe të di që askush nuk ka asnjë informacion”.-thotë Harrington i cili përgjatë viteve ka qenë shumë i vendosur të mos tregojë asgjë nga xhirimet e reja të një nga serialeve më të ndjekura në botë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *