• |
ide | kryesore

Lajmi që Pete Davidson i ka dërguar foto intime me Arianën, Mac Miller u kthye virale

Paparazzi, Slider



A i dërgoi Pete Davidson foto intime me Ariana Granden, Mac Miller para vdekjes së tij?

Kjo është një nga pyetjet më virale të momentit në mediat sociale. Fansat e Ariana Grande-s dhe Mac Miller janë zemëruar pamasë pas këtij lajmi ku thuhet se Pete i dërgoi Mac foto intime me këngëtaren. Dhe sipas zërave kur Ariana e zbuloi këtë fakt nga të afërmit e Mac Miller ajo vendosi t’i jepte fund fejesës me Pete.

NEW YORK, NY – AUGUST 28: Mac Miller and Ariana Grande sit in the audience at the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Kevin Mazur/WireImage)

Sipas “Hollywoodlife” një shkrim në Twitter thotë: “Sipas TMZ, Pete Davidson i dërgoi foto intime me Ariana-n , Mac Miller në mënyrë që t’u jepte fund shpresave të reperit për të. Ariana e zbuloi këtë fundjavë nga të afërmit e Mac dhe i dha fund marrëdhënies”.

Pas këtij postimi ishte i menjëhershëm edhe reagimi i fansave të cilët shkruanin se ishin të zhgënjyer dhe të irrituar nga veprimi i Pete.

“Fillova ta pëlqeja Pete, por ky lajm më bëri të humbas respektin për të” – komentonte dikush.

“Kjo është e pabesueshme dhe mizore” – shkruante dikush tjetër.

“Sapo e lexova lajmin dhe jam e shokuar” shkruajti një tjetër në Twitter.

Megjithatë ky lajm që po qarkullon gjithandej nuk dihet nëse është i vërtetë apo thjesht një thashethem që ka synim të dëmtojë dy persona të cilët sapo janë ndarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *