• |
ide | kryesore

Meghan rrëfen problemet e para të shtatëzanisë

Paparazzi, Slider



Vetëm pesë ditë kanë kaluar nga momenti që morëm vesh se, Meghan Markle dhe Princi Harry do të bëhen prindër për herë të parë.
Nga e hëna e kësaj jave, të gjithë sytë e botës janë drejtuar te çifti mbretëror. Sipas raportimeve Meghan është në muajin e katërt dhe ka zbuluar se ka një shqetësim që vjen si efekt anësor i shtatzënisë.

Ndërsa i duhet të zbatojë planin ditor gjatë turneut në Australi, Dukesha po përballet me një mungesë serioze të gjumit falë foshnjës që ka në bark.
Këtë ajo e shprehu gjatë një takimi në plazh, ku tha se gjumi i del shumë herët, rreth orës 4:30.
“Meghan më tha që shtatzënia i jep mungesë gjumi. Ajo më tha se u zgjua në orën 4:30 dhe nisi të bënte joga në dhomë, pasi nuk mund të flinte”, tha një fanse e familjes mbretërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *