• |
ide | kryesore

Miliona euro financim për portalet shqiptare, Prokuroria e Athinës nis hetimet

Lajme, Të fundit



Cështja e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme greke vazhdon të trazojë politikën në Athinë. Pas publikimit të lajmit se një pjesë  e këtyre fondeve janë përdorur për të financuar media në Shqipëri, prokuroria e Athinës ka nisur hetimet. Lajmi fillimisht është botuar nga gazeta ifimerida.gr sipas së cilës këto media shqiptare kryenin propagandë pro Greqisë. Ndërkohë zyrtarisht qeveria greke ka mohuar që fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme të jenë përdorur për të financuar media në vendet ballkanike, përfshi edhe Shqipërine. Sipas prokurorisë, publikimi në media i informacioneve sekrete te shtetit përbën akt penal dhe kriminal. Deri më tani nuk dihet se cilat janë këto media, shoqata dhe biznese në Shqipëri të financuara nga Athina zyrtare. 

©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ju tregoni qe jeni te portalet me .al te financuara nga parate ruse por dhe greke,prandaj dhe lajmin e keni pergjysmuar,kjo quhet port Hale lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *