Megjithëse prej mëngjesit të së premtes në të gjitha mediat është raportuar për sekuestrimin e një laboratori heroine në një fshat të Hasit, policia e shtetit ka qenë mjaft e rezervuar.
Në fillim tha vetëm se ka zbuluar një rast të përpunimit të drogërave të forta, por më pas u kërkoi medieve të mos publikojnë të dhëna që mund të rrezikojnë jetën e efektivëve të policisë në terren.
Deri tani as PD nuk ka folur, por nuk ka heshtur kryeministri Rama.
Në mbrëmje ai shkroi në Twitter: “Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë.?
Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis. ?#DerinëFund??” – e mbyll Rama. ©LAPSI.al
Merita kryesore i takon ZBULIMIT GJERMAN dhe DEAS…
Per policine tone eshte pervoje suksesi…