Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës, ka ardhur menjëherë reagimi i spektrit politik të Serbisë.
Për këtë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë. Sipas tij, përderisa Rezoluta 12/44 është ende në fuqi, shteti i Kosovës nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.
“Përderisa Rezoluta 1244 është akoma në fuqi në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. “Ushtria e Kosovës”, në të cilën nuk ka serbë dhe serbët dhe Serbia është kundër krijimit të kësaj ushtrie, atëherë kjo ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, deklaroi Vulin.
“Duke u vënë armë të rënda në duar terroristëve të papenduar, ky është një kërcënim për paqen dhe një mundësi e përsëritjes së krimit”, shtoi ai.
??? kto qe nuk lane njeri pa vra e prere u thojne te tjereve terrorist qe vetem mbrojten atdheun e tyre