• |
ide | kryesore

Plas skandali në Athinë, Greqia financon portale në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Top Channel mëson se Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po diskutohet nga burime që tregojnë detajet e largimit të ministrit të jashtëm Niko Kotzias nga qeveria.

Pas dorëheqjes flitet edhe për një një skandal financiar, pasi sherri mes tij dhe ministrit të mbrojtjes Panos Kamenos ka ndodhur për shkak të parave që financohen në Shqipëri për mediat, gazetarë, zyrtarë të minoritetit apo dhe ndërtime në jug.

Një shumë prej 1 milionë euro është dhënë në muajin tetor për disa portale edhe në Shqipëri, siç mëson Top Channel.

45 milionë euro është shuma të cilën Kamenos ia faturon Kotziasit si e shpenzuar në mënyrë abuzive nga ai që konsiderohet buxhet sekret i ministrisë së Jashtme greke.

Kotzias ka deklaruar se paratë e buxhetit sekret të ministrisë, kryesisht financonin Kishën orthodokse, por edhe aktivitete të ndryshme në rajon, por pa dhënë detaje.

Burime pranë ministrisë së Jashtme në Athinë bëjnë me dije se një pjese e madhe e buxhetit sekret të kësaj ministrie jepet në formë grantesh dhe ndihmash në media dhe organiza të ndryshme në rajon, për të paguar gazetarë, portale, por edhe media të caktuara në Shqipëri dhe Maqedoni.

Gjithashtu mësohet se miliona euro janë dhënë për biznese në Shqipëri, kryesisht ndërtimin e hoteleve në jug të vendit, apo per finacimin e ndërmarrjeve, pronë e të afërmve të politikanëve të ndryshëm të minoritetit grek që jeton në Shqipëri.

Para në subvencione janë dhënë për zyrtarë të ndryshëm të minoritetit, në formë kompensimi rroge, në mënyrë që të mos largohen nga Shqipëria, për të emigruar në Greqi.

Burime të sigurta thonë se janë financuar edhe programe të ndryshme për studime Master të zyrtarëve shqiptarë në Greqi, por edhe për pritje, përcjellje dhe udhëtime turistike të disa prej gazetarëve shqiptarë.

Në listë nuk mungojnë as fondacione mediatike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër.

Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshje mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

Madje, janë disa portale që operojnë në Shqipëri, me domain “.al”, por që finacohen prej Athinës zyrtare.

Top Channel mësoi se ekziston një listë e detajuar e kodeve dhe llogarive, por edhe emrat e pritësve të këtyre parave, e cila shoqëron kërkesën prej nëntë faqesh të dorëheqjes, që ministri i Jashtëm i dorëzoi kryeministrit grek, Tsipras./tch



11 Comments

  1. Ca duan keta greket me kishen tone autoqefale?Pse duhet ta financojne?Pse ju duhen portalet ketyre? Te gjitha keto financime jane per te futur percarje fetare,krahinore dhe politike. Jevgjitet e athines ua qifsha o kurv popull

  2. 1.
    Te zbardhet plotesisht perpara Popullit Shqiptar, lista e te gjitha portaleve shqiptare te financuara nga Athina.
    2.
    T’u hiqet domeni AL, t’u vendoset domeni GR portaleve qe financohen nga Greqia dhe bejne politiken e Shtetit Grek.
    3.
    Te zbardhet plotesisht lista e shqiptareve te financuar nga Greqia, nqs jane pjese e strukturave shteterore shkarkim i tyre urgjent.
    4.
    Larg duart e Greqise nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise, pavaresia e se ciles eshte fituar me gjak dhe perpjekje te Shqiptareve Patriote & Ortodoks.

  3. E perdorin mjeshterisht edhe sot ;;kalin e trojes… sepse politika ortodokse qe udheheq qeverine greke, eshte, e do jete teper e rrezikeshme per shqiperine e jugut, pasi atje na kane varrosur e dhe ushtaret e vrare nga italianet ne luften e dyte boterore. Pra,, me varre e pushtojne, me predikimin ortodoks po, me blerje te portalevepo, me marrje kufiri po,,, e keshtu qe dhe qeverine eqeveritare qe jane plotsisht ne sherbim te grekervepo., dhe na mbetet te themi se jemi me gjysem greke, ate qe deshirojne dhe po lufton politika ekspansioniste e perhereshme e greqise.

  4. Ky -Tope -Cenlli-pse nuk e publikon listen e portaleve qe financohet nga Greqia.?A po rreh uje ne havan.Qe prokuroria te hetoje sa me pare dhe njerzit te distancohen nga keto portale.O njerez kjo eshte Shashka me tym te zi qe hedhin drogaxhinjte e qeverise dhe vete Edvin Psikopati per te mbuluar vorbullen e thenjes qe -do mbyllim portalet-Por letra qe derguan ata te -OSBES-qe cenohet mendimi dhe fjala e lire a mund te mbulohet me kete zhurmnaje qe sajuan tani qe greket na financuakan portalet? .

    1. ahah .. o Stalin.. a dolen fjalete e mia qe duhet kontroll ne portalet , si financohen si funksjonojne etj sepse MUND TE PERDOREN NGA NDONJE FORCE ANTI SHQIPTAREEEE dhe ketu behet lemsh e li……. kurse ti mu pergjigje se E VETMJA FORCE ANTI SHQIPARE KETU ESHTE RAMA …

      Ka raste qe militantizmi yt te erreson aq shume syte sa e sheh gjithshka PS-PD.. RAMA – BASHA.. BARDH – ZI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *