• |
ide | kryesore

Politika ndan Neymar nga e dashura? Marquezine: “E vendosi ai. Dua të them vetëm …”

Sport



Është mbyllur zyrtarisht historia e dashurisë mes kampionit brazilian Neymar e aktores bukuroshe Bruna Marquezine. Konfirmimi ka mbërritur direkt nga tashmë ish-e fejuara e sulmuesit të PSG, që në një intervistë për Vogue Brazil deklaroi: “Përfundoi. Ishte një vendim i tij. Do të kërkoj të mos flitet më për këtë gjë sepse nuk më pëlqen të flas për jetën time personale. Kam shumë respekt për të dhe ndjenjë për atë që kaluam së bashku. Dua vetëm të sqaroj se nuk ka asnjë lloj lidhje me vizionin e ndryshëm politik, duke qenë se gjendemi në një moment kritik e të rrezikshëm për Brazilin”.

Vetëm disa javë më parë, sipas raportimeve braziliane, Marquezine e kishte ndaluar Neymar të shprehte pëlqimin e tij publik për Jair Bolsonaro, kandidati i ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale dhe i mbështetur edhe nga Ronaldinho e Rivaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *