• |
ide | kryesore

S’ka më para për PPP, pagesat nga buxheti arrijnë në maksimum

Lajme, Të fundit

Qeveria do të ndalojë dhënien e koncesioneve në vitin 2022, pasi rrezikohet që pagesat e buxhetit të tejkalojnë kufirin 5 për qind të parashikuar në ligj.

Projektbuxheti i vitit 2019 shpjegon se me mbylljen e paketës “1 miliard euro investime”, pagesat nga buxheti pritet të shkojnë sa 4,6 për qind e totalit të të ardhurave.

“Me dhënien e aprovimit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë të projektit të fundit të ‘1 Miliard euro’ për ndërtimin e aksit rrugor Orikum – Dukat deri në vitin 2022 parashikohet që pagesat për PPP-të të kapin vlerën e 4.6 për qind të totalit të të ardhurave buxhetore që pritet të mblidhet në vitin 2021, nga 5 për qind që është limiti i lejuar ligjor.

Kësaj vlere mund t’i shtohen pagesat e paparashikuara në PPP-të ekzistuese dhe të reja, që kanë në qendër të tyre riskun e kërkesës si: rruga Milot-Morinë (rreth 400- 500 milionë lekë në vit), koncesionet në sektorin e shëndetësisë, koncesioni i aeroportit të Vlorës (4.5 milionë euro në vit për 7 vjet), koncesioni i ri i rrugës Kashar–Rrogozhinë, të cilat riskojnë shkeljen e këtij rregulli fiskal në 2022 e më tej”, thuhet në relacionin e buxhetit.

Nisur nga llogaritjet, Ministria e Financave propozon në draftin e buxhetit të vitit 2019 që për periudhën 2020-2030 të mos pranohet asnjë propozim i pakërkuar për koncesionet.

“Të mos lejohet asnjë propozim për partneritetet publike- private që ndikojnë drejtpërsëdrejti apo në mënyrë të tërthortë buxhetin e shtetit në periudhën 2020- 2030. PPP-të e reja të parashikuara me tarifa për përdoruesin, të minimizohet apo eliminohet risku i mosplotësimit të kërkesës në mënyrë që limiti ligjor prej 5 për qind të respektohet rigorozisht përgjatë gjithë kohës”, thuhet në relacionin e buxhetit.

 

4 Comments

  1. TANI PASI E SHITEN CDO GJE TEK NJERZIT E VETE ME PPP.TANI BEJN GJOJA BILANCIN QE DEL NEGATIV PER 12-13 VITE JO KAQ POR 50-VITE PAS I KENI DHEN VENDIT VETEM E RILINJEN URBANE GURET I SHITET TE GJITHA NE SHESHET E SHQIPERIS..DHE TANI PLANIFIKONI TE BLLOKONI BUXHETIN PER 15-VITE NE INVESTIME I HENGRET TE GJITHA .TANI MOS U MERZITENI SE DO I VJELLNI MOS U MERZITENI ….
    NUK NGOPENI NJE RAST I PASTER KORRUPTIV I VOGEL PAR SHUME I MADHE DHE DOMETHENES NE RRUGEN ZOGU I ZI -SPITALI NENE TEREZA ESHTE HAPUR NJE KARBURANT ME STEMEN KASTRATI PO TURP KUSHDOQOFTE QE E KA HAPUR DHE AI QE KA DHENE LEJE PER ATE. KASTRATI ZDUHET TE JET KAQ I PA NGOPUR SA TE ZE RRUGEN E NJE QYTETI TE TERE APO TE TJERET QE QENDOJN PAS TIJ….ZOTI MOS I NGOPTE ME PASURI KY ESHTE NJE SHEMBULL I VOGEL POR SHUME DOMETHENES KRIMI VJEN DUKE U SHTUAR PASTAJ ZE RRUGEN ZE KANALIN SE SPITALIN DHE PASTAJ KALON NE KRIMINEL……………..

  2. Ju te rivdekjes
    te gjithe sa ini
    keto dy vjet
    si kuaj shini

    merrni ,rrokni ,gllaberoni
    temen keti populli ti leroni
    tenderat dhe koncesionet valle
    aja u hodhen juve halle

    se do vije nje dite dhe do ti villni
    me shale mbyllur ju do pillni
    ju duket e larget ,si fjale e huaj
    mos e vuani ju femijet tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu