• |
ide | kryesore

Stresi del sot në gjyq për tu njohur me masën e sigurisë, akuzohet si anëtar i një bande

Lajme, Të fundit
stresistrs.JPG



Reperi i njohur Arkimed Lushaj ose Stresi do të dalë sot para Gjykatës ku do të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë,

Stresi akuzohet për trafik droge dhe krime kundër personit. Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në një dhomë hoteli në periferi të Tiranës në shoqërinë e një vajze.

Gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Arkimend Lushaj ishte prej 1 viti në përgjim. Ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

 



2 Comments

  1. Te hyje ky ne burg dhe te lirohet Kostandini i partise e moret vesh ogjyqtare ,se per ndryyyyshhheee nuk e kaloni vetingun per se dyti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *