• |
ide | kryesore

Sulmi fatal i presidentit të Bayern: “Bernat u shit sepse luante si m..”

Sport



Nuk është një moment i lehtë në shtëpinë e Bayern Mynih, pavarësisht besimit të dhënë për trajnerin Nico Kovac: bavarezët mbajnë aktualisht vendin e gjashtë në renditje e humoret janë prishur në dhomat e zhveshjes. Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic, presidenti Uli Hoeness e administratori i deleguar Karl–Heinz Rummenigge janë mbledhur me urgjencë në një konferencë për shtyp, vetëm për tiu përgjigjur akuzave të pafundme të marra këto javë, ndër të cilat edhe shitjen e mbrojtësit Juan Bernat tek Psg në verë.

Presidenti Uli Hoeness është treguar i ashpër për të shpjeguar arsyet e shitjes: “Sezonin e kaluar, kur luajtëm kundër Sevilla në Champions, rrezikuam eleminimin për faj të tij. U vendos që do e shisnim po atë ditë, sepse po na kushtonte sezonin në Europa, luante si m..”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *