• |
ide | kryesore

Wanda Nara rrezikon burgun

Paparazzi, Slider



Katër muaj burg kërkohen për Wanda Nara-n, bashkëshorten dhe njëkohësisht menaxheren e sulmuesit Mauro Icardi.

Kjo është kërkesa e formuluar nga prokuroria, sipas së cilës argjentinasja është fajtore për shpërndarjen në Facebook dhe Twitter të numrit të telefonit t ëish-bashkëshortit të saj, Maxi Lopez, duke i shkaktuar kështu atij dëme gjatë merkatos së vitit 2015.

Paraditen e sotme, 31-vjeçarja pritej në sallën e gjyqit për të dhënë versionin e saj të ngjarjes, por ka preferuar të mos paraqitet, madje i ka kushtuar rëndësi vetëm Instagramit të saj dhe postimeve të ndryshme.Ndërkohë, Giuseppe Di Carlo, avokati i saj ka kërkuar anulimin e kërkesës së prokurorisë, pasi sipas tij nuk ka prova për përgjgjësinë e Wanda-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *