• |
ide | kryesore

Erald Mema, shqiptari i quajtur “bos kokaine” dënohet me 25 vjet burg në Angli

Lajme, Të fundit



Një bos droge që ishte në krye të një rrjeti të shpërndarjes së kokainës me vlerë disa milionë paund, u dënua me 25 vjet nga gjykata britanike. Erald Mema, 33 vjeç drejtonte shpërndarjen e drogës nga Birmingam, në Black Country dhe në Oksford, Londër dhe Bristol.

E gjithë banda e drejtuar prej tij u dënua gjithsej me 150 vite burg për dy raste të futjes së kokainës në Britani, në qershor të vitit 2016 dhe dhjetor të të njëjtit vit.

Prokurorët arritën të bindin jurinë pas shumë telefonatave të përgjuara të Memës me kriminelë të tjerë. Mediat britanike shkruajnë se Mema drejtonte një grup të sofistikuar dhe të organizuar, dhe i furnizonte klientët e tij me kokainë të një cilësie të lartë, në sasi të konsiderueshmë.

Një nga klientët e shqiptarit ishte një trafikant tjetër droge, i quajtur Khalad Uddin, që vepronte si një koordinator dhe furnizonte organizatat kriminale në të gjithë Britaninë e Madhe me kokainën që siguronte Erald Mema.
Uddin u dënua në shtator të vitit të kaluar dhe tani po vuan dënimin me 16 vjet burg në Britani.

Majkëll Palmer, nga Tipton u dënua me 4 vite dhe 11 muaj pasi pranoi akuzën për pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.

12 persona ishin dënuar më parë si pjesë e rrjetit që shpërndante kokainë në maj të vitit të kaluar. Por Mema konsiderohet nga drejtësia britanike si truri pas të gjithë operacioneve të shpërndarjes së drogës.

Në sallën e gjyqit, gjykatësi iu drejtua me këto fjalë: “Ti je një rast i rrallë, ti je njeriu më i rëndësishëm i këtij operacioni të krimit të organizuar. Asnjë nga ata që lexojnë gazetat apo që shohin lajmet në televizor, nuk duhet të kenë asnjë dyshim se organizata kriminale si e jotja, gjenerojnë dhunë, dhunë të ashpër që përfshin përdorimin e armëve dhe të thikave”

Gjatë gjyqit, që nisi në Gusht, Erald Mema ishte përgjuar në mbledhje sekrete që organizonte me shpërndarës të tjerë droge në Oxfordshire dhe Midlandin Perëndimor.

Pas gjyqit, prokurori tha se me këtë proces, një sasi e konsiderueshme kokaine është hequr nga tregu dhe disa nga furnizuesit kryesore janë larguar nga zinxhiri i shpërndarjes së drogës në Britani.

“Dënimi i Memës është kulmi i një hetimi ku 17 persona kanë pranuar fajësinë ose janë dënuar me një periudhë kohe burgu prej 150 vitesh” tha prokurori./ Përshtati në shqip Lapsi.al



4 Comments

  1. Shqipetar o kok bosha o kok tula punoni e studjoni me ndershemeri me pasterti se jeta eshte e bukur kur ndertohet me djers. Qetesohuni o kok shkrepa se ngelet neper burgjet e Botes. Na nxorret bojen !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *