Pas zbulimit të identiteteve të 3 prej të arrestuarve nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborat i përpunimit të drogave të rënda, ka folur daja i njërit prej tyre.
“Erdhën dhe arrestuan të gjithë familjen. Policia arrestoi Xhevitin sëbashku me bashkëshorten Anilën duke lënë vetëm dy fëmijët e mitur. Policia mori edhe djalin 15 vjeçar. Që prej arrestimit nuk kemi pasur asnjë kontakt me ta, fëmijët janë terrorizuar. Nëna e Xhevitit është e paralizuar dhe ka nevojë për shërbim,” u shprehën familjarët për BW.
Të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH. I arrestuari Flamur Bisho Çela punon prej 26 vitesh si shofer tek zjarrfikëset në Shkodër.
Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.
Aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.