• |
ide | kryesore

Flavio Bucci: Droga dhe alkoli më morën jetën

Paparazzi, Slider



Flavio Bucci, një prej aktorëve më të pasur italianë, që dikur numëronte një pasuri marramendëse, ka rrëfyer për “Corriere della Sera” rrëfen se si përfundoi duke jetuar në një azil pleqsh.Ai ka marrë pjesë në dhjetëra filma dhe është producent i disa prej tyre. Bucci ka punuar së bashku me mjeshtrit më të mëdhenj të kinemasë italiane.Fitimet më të mëdha që ka bërë në karrierën e tij, aktori shprehet se i ka shpenzuar për femra, drogë dhe alkool, por megjithatë ai nuk pendohet.

“Për fat, harxhova çdo gjë për gratë, aq sa ato me jepnin falas vodka dhe kokainë. Këpucë dhe kravata që nuk i vishja kurrë. 5 gram kokainë në ditë, vetëm për pluhur hodha në erë 7 miliard. A më ka shkatërruar alkooli? Mah, a keni provuar ndonjëherë të deheni? Është bukur! Mjaft më me debatet mbi moralin. Dhe pastaj, çfarë është e mirë/e moralshme? Duke punuar nga mëngjesi në darkë për të pasuruar dikë? Unë nuk isha një baba i mirë, e di. Por jeta është e mbushur me shumë gabime, gëzime dhe kënaqësi. Nuk pendohem për asgjë. Kam dashuruar, kam jetuar. Ju duket pak kjo?”

Pavarësisht gjithçkaje ai thotë se një jetesë e tillë e ka udhëhequr. I zhytur në tymin e cigareve ai thotë se ka diçka që na vret, por asnjëherë nuk e dimë se çfarë është.

“Jeta është një dhe është e jotja, mund të bësh atë që dëshiron. Unë nuk ndihem fajtor ndaj askujt, nuk kam keqardhje, ose nëse preferoj, mund t’ju them gjithashtu se kam, kështu që nuk mund të ndryshoja asgjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *