• |
ide | kryesore

Greqia e quan punë të mbyllur paktin detar me Shqipërinë: Shtrijmë ujërat territoriale me 12 milje

Kryesore, Lajme



Kryeministri grek Aleksis Tsipras, gjatë marrjes së detyrës së ministrit të Jashtëm, ka veçuar marrëdhëniet me Shqipërinë, si një nga sukseset e politikës së jashtme.

Nikos Kotzias ka dorëzuar sot detyrën tek kryeministri Alexis Tsipras, i cili do të mbajë përkohësisht edhe postin e ministrit të Jashtëm të Greqisë. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Tsipras Vlerësoi votimin e mbrëmshëm në parlamentin e Maqedonisë, si dhe foli për raportet me Shqipërinë.

“Por në Ballkan nuk është vetëm marrëdhënia jonë me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, por është dhe në tërësi marrëdhënia jonë me vende të tjera, si me Shqipërinë. Mundëm të japim perspektivë integrimit europian të Shqipërisë, duke vënë bazat për zbatimin e marrëveshjes mbi zonat detare. Dhe ligjin për minoritetet. Po promovojmë ndryshimin e teksteve shkollore, ndërsa varrosëm për herë të parë të vdekurit tanë, heronjtë e luftës së dytë botërore”, tha Tsipras.

Ndërkohë ish-ministri Nikos Kotzias foli për negociatat për zonat detare me Shqipërinë dhe Italinë, duke theksuar se “ndodhemi në fazën përfundimtare”. Ai shtoi se është gati dekreti presidencial për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje. Kotzias tha se në fazën e parë do të përfshihet Othonoi dhe gjithë ishujt e vegjël rreth tij, deri në Antikythera, një ishull i vogël në veriperëndim të Kretës.

“Mbi këtë bazë bëhet zgjerimi nga 6 në 12 milje”, tha Kotzias, duke shtuar: “Kjo do të na lehtësojë edhe diskutimet për Zonat Ekonomike Ekskluzive me Italinë dhe Shqipërinë”, u shpreh Kotzias.

Sipas ish-ministrit 12 miljet do të shtrihen aty ku është e mundur, ndërsa në zonat e ngushta do të zbatohet parimi i vijës së mesme.

©LAPSI.al



5 Comments

  1. Historikisht per interesa personale politikanet shqiptar kane shitur gjithçka . Interesi i atdheut per ta ka qene gjeja e fundit qe ju ka interesuar . Faktet jane kokeforte . Perfundimisht thenia e Faik Konices se : Armiku me i keq dhe i ashper i Shqiptarit eshte vete Shqiptari eshte dhe do te jete akoma per nje fare kohe ne fuqi . T U R P

    HAKERRIM
    ……………………………………………………………………………………………..
    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
    ………………………………………………………………………….
    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Ali Asllani

  2. historia thot se komunistet pasi shiten nena,gra,byth ,goj shesin dhe detin.keta jan rama,ruqi,xhafa,baba taku,balla ditqim bushati etj.kur zgjedh gjysmen e serbis deputet dhe gjysmen vlleh qfare prisni j tjetr.kujtoni ju se majko,milo,braqe,ruqi,dokle,milena harito te gjith ser dhe spartak braho,kumbaro,dy nazarkot,mut nano,mero baze ju ha palla per shqiptar kur janatullos edvin qelbsir rama i paguan.

    1. Nuk presim gje or idiot i lindur ne shpella qe benit seks me dhite ,kur vinit ne Tirone shikonit bolet e kalit te Skenderbeut tani or kurve Ha mut si Ari apo Koqo or barbon.

  3. Eurot kane shkuar me se shumti te ekipi negociator i Shqiperise, ku pjesen me te madhe e ka marr Ministri i Jashtem, i cili ka bere dhe master ne Athine. Portalet kane marr çikerima sa per tu justifikuar para opinionit publik grek dhe jo pa qellim zyrtaret greke e ben vet publik faktin qe kane dhene para sekrete ne Shqiperi.Mesazhi i doreheqjes se Kocias dhe berja publike e hedhjes te parave te pista greke eshte ky” sa sakrifikuam kryenegociatorin tone qe çeli fondin sekret per ju nuk do pyesim per negociatoret tuaj, prandaj skeni ku shkoni pa ratifikuar marrveshjen dhe beni çmos sa me shpejt edhe pa gjykata, se ju kemi ne dore”. Me nje fjale shantazh i paster publik zyrtarve te kapur shqipetar. Portalet e mediat jane thjesht maja e ajzbergut, me te cilat shantazhohet pala shqipetare dhe njekohesisht manipulohet opinioni publik i te dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *