• |
ide | kryesore

Historia/ Nga mbijetesa në gropë tek stërvitja me Ibrahimovic

Sport



Pas makthit të jetuar në gropë, një ëndërr realizohet. Kanë kaluar gati katër muaj nga 23 qershori, fillimi i dramës për “Derrat e egër”, skuadra e futbollistëve tailandezë nga 11 në 16 vjec që mbeti e bllokuar së bashku me trajnerin e saj në thellësi të një grope në Tham Luang për 17 ditë të gjata.

Bota mbeti me frymën pezull, duke pritur lajme nga lirimi i tyre, që i kushtoi jetën njërit prej shpëtimtarëve. Tani frika e madhe ka kaluar e fëmijët kanë marrë një surprizë të këndshme, organizuar nga prezantuesja e famshme televizive amerikane Ellen DeGeneres: të stërviten së bashku me Los Angeles Galaxy të Zlatan Ibrahimovic.

Përpara takimit të madh, një moment tjetër emocionues: pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së Lojërave olimpike për të rinj në Buenos Aires në fillim të tetorit, e me një ndeshje me skuadrën e moshave të River Plate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *