• |
ide | kryesore

Komisar Katani: Prishja e Teatrit Kombëtar do të ishte një akt barbar

Lajme, Të fundit



Regjisori dhe aktori i njohur italian Michele Placido në një intervistë ekskluzive për Fax News foli për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar shembjen e tij si një akt barbarie.

Placido, një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve në rolin e komisar Katanit dhe një personalitet i kinematografisë italiane është prononcuar ekskluzivisht për Fax News në një lidhje telefonike duke mbrojtur kauzën e artistëve shqiptarë në mbrojtje të ruajtjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

“Vendin tuaj e kam njohur kur sapo kishte dalë nga regjimi komunist, ndërsa xhironim filmin “Amerika” dhe kam kujtime shumë të bukura. Kam vizituar gjithashtu dhe godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtesë shumë e rëndësishme për artin dhe trashëgiminë e një vendi. Kam shumë vite që i kam humbur kontaktet me Shqipërinë, por mbështes çdokënd që përpiqet të ruajë trashëgiminë kulturore të vendit të tij”, tha për Fax News Michele Placido.

Por regjisori dhe aktori i njohur ka shkuar dhe më tej duke e cilësuar si një akt barbar shembjen e kësaj godine për të ndërtuar një të ri “në emër të artit bashkëkohor”:

“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Placido e kondiseron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe se politika duhet të ndalet dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është për një vend pasja e një memorieje historike.

“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”– u shpreh për Fax News regjisori dhe aktori italian Michele Placido.

Gjithashtu ky i fundit bëri dhe një premtim për artdashësit shqiptarë, sjelljen në Tiranë, në godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar të shfaqjes së Pirandelos.



7 Comments

  1. Mire e ke ti por cfare tha Espinoza kur Katani po jepte shpirt i mbytur ne gjak prej plumbave te mafies: Lavdia po ngjitet lart. Dhe u zhduk me helicopterin prsonal.

  2. Atë shfaqen e Pirandelos do bësh mirë të na I sjellësh në Tiranë Na ka marr malli për art dhe aktorë të vërtetë…,

  3. Bravo Faxi.. Tani me kete komentin e Katanit per teatrin Rama dhe ata qe mendojne se duhet prishur dhe ndertuar nje i ri.. eshte e sigurte me 100% se do ndryshojne mendjen.

    Lajm debil. Nese dhe krahu tjeter do fillonte te njejten strategji propagande.. do gjente plot aktore te huaj qe do thoshin ‘ PSE E MBANI AKOMA NE KEMBE ATE KARAKATINE ??? ‘ .

    Mediokritet.

  4. Jkl. Bota po zbulon germadha qindra e mijera vjecare dhe nga thellesite e tokes dhe oqeaneve dhe po i restauron e miremban. Mos beni servilin o burra.

    1. ti mendon se Teatri eshte nje relike 1000 vjecare qe duhet mbajtur ???

      Une nuk i hyj fare diskutimit se a duhet prishur apo jo ? Nuk jam ekspert ne fushen e arkitektures dhe lidhjet sentimentale me ate teater i kam shume te vogla ( maksimumi mund te kem shkuar aty 25 here ne tere jeten time) . Keshtu qe nuk me takon fare te flas per te.

      Une po kritikoj menyren e te berit lajm ,propagande, politke duke marre ne interviste aktore te huaj . Pse ??? Pse behet me e besueshme nje teze apo nje tjeter ?

      Cfare do thoshe ti nese PSja gjente ( paguante) disa aktore te njohur europiane te cilet do te thoshin se DUHET PRISHUR.. ???

      Ti do ishe si ai i hutuari qe nje here kthen koken i habitur nga ‘ Katani’ dhe nje here kthen koken nga ‘ ai aktori tjeter ‘

      Problemi ketu eshte se te gjithe flasin, japin mendje , hiqen si specialista , dhe arkitektet vete nuk e hapin gojen. Turp. ata duhet te ishin te paret qe duhet te shpreheshin .

  5. jkl- lloji yt mut qenefi i taleban erdogan njef vetem bunkera e bunk-kara stalini,mao lu ce dini e ramizi.dhe ti krymbi i qenefit negjmije te na shet mendje me babain tend mutin rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *