• |
ide | kryesore

Kotzias, morëm 12 milje det/ Si qëndron e vërteta?

Arkiva, Kryesore



Dorëheqja e ish-ministrit të Jashtëm grek, nuk ka shkaktuar vetëm zhurmën e financimit të portaleve shqiptare nga Athina por ajo ka hedhur edhe njëherë hije mbi marrëveshjen e shumë diskutueshme të detit.

Greqia e quan punë të mbyllur paktin detar me Shqipërinë: Shtrijmë ujërat territoriale me 12 milje

Në ceremoninë e largimit teksa i dorëzonte detyrën kryeministrit Tsipras nga i cili ndihet i tradhëtuar, Kotzias u mburr se ai po lë pas një fitore të madhe për sovranitetin e vendit të vet.
“Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë që prej kohës kur Greqia përfshiu grupin e ishujve Dodecanese” tha Nikos Kotzias duke theksuar se nga 6 milje deri më tani, kufiri detar i vendit të tij është zgjeruar me 12 milje në një marëveshje që presidenti grek e ka gati për firmë.

Kjo nuk është hera e parë që ish ministri i jashtëm grek e deklaron një gjë të tillë. Në shkurt të këtij viti ai hapi një debat të madh public kur e tha këtë për herë të parë pas takimeve dy palëshe në Kretë dhe në Korce. Atëhere opozita dhe Berisha e bërtitën për shitje të detit dhe për dhurim të zonave naftëmbajtëse.

Në rrugë jo zyrtare sot ka reaguar edhe ministria e jashtme e Shqipërisë që ka shpërndarë në media një njoftim. Sipas tij “Çështja e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë është një çështje e së drejtës ndërkombëtare e cila ia njeh këtë mundësi të gjithë shteteve, ashtu siç edhe Shqipëria e ka bërë një gjë të tille prej vitesh. Por distanca e 12 miljeve nuk zbatohet në gjirin e Sarandës” theksoi ajo duke shtuar se: “Parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur deti territorial i një shteti nuk mbivendoset me detin territorial të shtetit fqinj ku distanca është më e vogël se 24 milje”.

Në fakt në detin “problematick” që ndan Shqipërianë me Greqinë është shumë e vështirë që të gjesh sipërfaqe detare ku ujërat territoriale greke të shkojnë 12 milje. Pjesa më e ngushtë është pjesa e Ksamilit, që është 1.8 milje. Në ngushticën e Ksamilit, pala shqiptare do të marrë 0.6 milje, pala greke do të marrë 0.6 milje dhe 0.6 milje do të jetë si det ndërkombëtar.

Ndërsa kur bëhet fjalë për 12 miljet në ato vende ku ka det të gjërë, ato do ti marrë edhe Greqia edhe Shqipëria.
Prandaj në vend që të shkaktojë panik deklarata e ministrit në ikje që mburret me sukseset e arritura është më tepër një deklaratë propagandistike. Ajo luan në mënyrë populiste me ndjenjat e nacionalistëve grekë, por ajo nuk ka pse shqetëson shqiptarët. Pakti i ri i detit, ende i pazbardhur, mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të ketë shumë probleme, në ndarjen e zonave të pasura me naftë, apo me mënyrën si do të llogariten gjiret e bregdetit të Sarandës, por mëkati i tij nuk është frika simpliste se po ai fallen 12 milje det fqinjëve aty ku ato nuk ekzistojnë. ©Lapsi.al



10 Comments

  1. Problemi nuk shtrohet se a “i falëm apo nuk i falëm det” Greqisë.
    Problemi është se pse detajet e kësaj marëveshje midis dy vendeve, nuk janë bërë transparente për publikun.
    Sorosiani Kotzias, nëse marëveshje do të ishte e hapur dhe e kjartë për të gjithë, e veçanërisht për dy palët, nuk ka shans të mburret se “ja paska përlarë Shqipërisë” 12 milje det.
    Mandej kryesorja në këtë marëveshje, nuk janë thjeshtë distancat ujore se Shqipëria, ndonëse nuk ka aq ujra detare sa Greqia, ka jo pak kufij bregdetar. Problemi e gjithë hilja e kësaj marëveshje, qëndron tek zonat naftë e gaz mbajtëse të zbuluara.
    Shqiptarët duan të dijnë se sa zona të tilla i kanë shkuar Greqisë e sa zona i përkasin Shqipërisë.
    Mandej nuk është pa baza edhe dyshimi, që ai milionëshi i eurove që paska shpërndarë Ministria e jashtëme greke edhe në mediat shqiptare, e ka hilenë e saj.

  2. Ka rrezik e lapsi te kete marr ndonje kacidhe euro nga milona te tilla te hedhura nga greqia ne shqiperi per propagande filogreke

  3. O te qifsha robt po pse se more te gjithin, harrova dhe token.
    Detin e merr ai qe lundron dhe token ai qe e punon. Ai bejme dot keto te dyja.

  4. Bravo Lapsi ju ben nder qe si media opozitare gjithsesi i vini pikat mbi i dhe nuk perpiqeni te dizinformoni. Per fat te keq jo gjithmone jeni kaq te ndershem. Nje pike per ju

  5. Po pse nuk e ndau 12 milie me Italine , po ne bisedimet Turqine pse nuk permend 12 milie? Merrni specialist me te mire se kur ta merrni vesh si qendron puna, ju e keni heng edhe golin e dyte .

  6. Eurot kane shkuar me se shumti te ekipi negociator i Shqiperise, ku pjesen me te madhe e ka marr Ministri i Jashtem, i cili ka bere dhe master ne Athine. Portalet kane marr çikerima sa per tu justifikuar para opinionit publik grek dhe jo pa qellim zyrtaret greke e ben vet publik faktin qe kane dhene para sekrete ne Shqiperi.Mesazhi qe percjellin doreheqja dhe deklarata e Kocias perkthehen” sa sakrifikuam kryenegociatorin tone qe çeli fondin sekret per ju nuk do pyesim per negociatoret tuaj, prandaj skeni ku shkoni pa ratifikuar marrveshjen dhe beni çmos sa me shpejt edhe pa gjykata, se ju kemi ne dore”. Me nje fjale shantazh i paster publik zyrtarve te kapur shqipetar. Portalet e mediat jane thjesht maja e ajzbergut, me te cilat shantazhohet pala shqipetare dhe njekohesisht manipulohet opinioni publik i te dy vendeve. Lotet e Kocias ishin lot gezimi!

  7. Ne ndarjen territoriale qeveria jone duhet te jete shume e kujdesshme dhe teoria e 12 miljeve eshte shume negative dhe e rrezikshme per ne . Ne ndarjen e kufijve me 1913 dy ishin qellimet kryesore te evropes :
    1- Serbet te mos kishin dalje ne det dhe
    2- Greket te mos kishin dalje ne kanal te Otrantos .
    Teoria e zonave ekonomike eshte nje trill per ti hedh hi syve Shqiptareve ,tjeterkund fle lepuri . Eshte Histori.
    Prandaj lind pyetja pse financojne miliona euro keta kur ndarja eshte bere parimore ?
    Pse ky “kodosh” kryeminister e pranon qe kane financuar ne shume fusha ketu tek ne?

    Keto financime jane shume por shume preokupante per qeverine dhe sidomos per vendin tone dhe nuk behet fjale vetem per ndarjen e detit . Le ti bejem disa pyetje vetes :

    1 – Çfare kerkojne keta si shperblim per financoimet ne portalet tona ?
    2 – Çfare kerkojne keta si shperblim per financoimet per “specializime” ne greqi ?
    3 – Çfare kerkojne keta si shperblim per financoimet ne OJF-te ?
    4 – Çfare kerkojne keta si shperblim per financoimet ne kishen ortodokse ?

    Keta financojne portalet tona qe keto portale te behen vegla qorre te propagandes greke per paktin detar , qe keto portale te mos flasin per Çamerine dhe Çamet por perkundrazi te krijojne tek ata steriptipin me negatv dhe pexhorativ , qe keto portale te mos flasin per pronat e Shqiptareve te Çamerise dhe te Shqiperise ne kane greqi , qe keto portale te mbrojne tezen greke te Epirit te Veriut dhe se armiku i vetem i Shqiptareve jane turqit dhe jo ata , qe keto potrale te sherbejne si vegla per perçarje politike , krahinore dhe fetare midis nesh per te terguar qe e keqja(djalli) jemi vete ne ndersa ata jane e mira(engjelli) qe na duan vetem te miren por qe ne nuk ju jemi mirenjohes .

    Keto financime per “specializime” u sherbejne atyre qe ta lene gjithmone gozhden brenda , sepse keta specialist nje dite edhe nepermjet financimeve te tyre do zene vende kyçe ne administraten shteterore .

    Keto financime per OJF sherbejne per te na treguar neve se keta na kane dashur dhe na duan gjithmone te miren por jemi ne qe si kemi kuptuar asnjehere dhe jemi treguar mosmirenjohes me ta .

    Keta qe nuk kane lane gure pa levizur qe nuk lane Shqiptar pa çkisheruar dhe pa vrare qe Kisha jone Ortodokse te mos ishte autoqefale financokan autoqefaline tone ? Keto financime per kishen ortodokse sherbejne per ta kthyer ate ne vegel te tyren dhe te krijojne kushtet qe paseardhes i saj pas Janullatosit te jete nje njeri i tyre . Keta me keto financime kane krijuar grupime fetare qe shkruajne ne çdo portal per te futur perçarje nderfetare me komunitetin musliman biles edhe ate katolik , kete e tha edhe raporti i CIA-s amerikane .

    Prandaj vellezer te nje gjaku mos bini preh e politikave perçarese dhe te ndyra te grekut . Te respektojme dhe ta duam njeri-tjetrin se greku po grek do ngelet jet e mot .Ne me greket jemi si vaji me ujin sado ti trazosh nuk perzihen kurre . Ata na kane vjedhur dhe tjetersuar historine tone dhe te vetmit qe mund tja çjerrin masken atyre jane Shqiptaret dhe gjuah Shqipe qe eshte gjuha e Zotrave prandaj me ta ne do jemi ne nje lufte perpetuo . Greket dhe sllavet kane qene , jane dhe do te jene gjithmone armiku yne kryesor . Po e mbyll me nje thenie amerikane MOS I BESO GREKUT EDHE KUR TE BENE DHURATE . Respekte te gjithe Shqiptareve .

    1. xxxxxxx, te lumte dora dhe mendja, shum mire e ke shkruar, eshte mese e vertet ata perpiqen ti mbajn genjeshtrat e tyre (Camerin, historin e vjedhur, gjysma e tyre nuk jan europian,…) te shekullit te 18 et 19-te, Tash jemi ne nje tjetre epoke, dhe shpresojm se te gjitha do zbardhen gradualisht.. Por eshte çudi perse intelektualet dhe historianet shqiptar nuk ragaojn thuajse pak ose hiq, do duhet te jen me aktiv e reaktive. Kisha ortodoxe shqiptare duhet te jet e pamvarur nga greket, Konstantini i madh ka qen shqiptar ata mos te peerpoqen te behen me krishter se ata qe kan sjell krishterizmin n’europe…. Rofshin te gjith shqiptaret !

  8. qenefi stalin po dhjen perdit e me shum te palarat ,krymbar e ridhjerjes stalin qelbesires rama bot ne mut po bejn.e qelben fare.

  9. qenefi stalin po dhjen perdit e me shum te palarat ,krymbat e ridhjerjes stalin qelbesires rama not ne mut po bejn.e qelben fare.tash do te dalin krymbat e ta mbrojn ramen duke then e shef po i burgos,rama po o burgos qe tu mbyll hojen sepse fihet shullazi,bami nuk ja kursen es grat e femijet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *