• |
ide | kryesore

Kumari ilegal, raportohen raste të shumta të shkeljeve

Lajme, Të fundit



Ndonëse industria e bixhozit është ende e ligjshme, shumë subjekte konstatohen se e ushtrojnë aktivitetin në informalitet.

Sipas raportimeve të policisë, vetëm gjatë dy javëve të fundit, 11 persona janë proceduar penalisht për organizim të paligjshëm të lojërave në fatit.
Në Tiranë, policia zbuloi një garazh automjetesh, i cili ishte kthyer në një sallë kumari. Policia sekuestroi një tavolinë pokeri, ndërsa në një lokal tjetër u sekustruan 3 kompjutera pa leje.
Po gjatë këtyre ditëve janë bllokuar edhe 8 makineri elektronike në Lezhë, Tropojë dhe Kurbin. Bixhozi ilegal, me sa duket ka shtrirje në të gjithë vendin, pasi sipas raportimeve të vet policisë, raste janë zbuluar edhe në Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër.
Organizimi i lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme cilësohet kundërvajtje penale, e sipas Kodit Penal dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 muaj.
Qeveria ka lajmëruar se, duke nisur nga 1 janari i vitit 2019 bastet sportive do të mbyllen, ndërsa kazinotë do të dalin jashtë qendrave të banuara.
Por, sipas ekspertëve, ky vendim do të nxisë rrjedhimisht edhe më shumë informalitetin e kumarit të paligjshëm, që është i pranishëm edhe sot, kur bixhozi gëzon statusin e një biznesi të ligjshëm.
Top Channel



2 Comments

  1. Tashi qe kane pezulluar dhe autoritetin mbikqyres te lojrave te fatit do te lulzoje informaliteti. Mire keto qe jane te dukshme, po ka usera, gara me qen, bingo online etj etj qe policia as tatimet sjane te trajnuara ti kapin dhe si dallojne dot. Plas kumari ne te zeze ndersa inspektoret e AMLFse rrine te pezulluar. Duket se eshte bere kastile.

  2. Kumarin se ndaloi dot Enveri do ta ndaloje ky kari.Me karten e creditit los ku te doje palloshi.Pabuksat 100 lekesh mire ja u ben se kelyshit ja japin voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *