Akuzave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka dhënë lëje prindërore 2-vjeçare gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, në shkelje të ligjit, ky institucion i është përgjigur duke theksuar se deklarata e ministrës nuk është objektive dhe korrekte.
Kjo, pasi sipas KLD-së, ministrja Gjonaj nuk ka qenë prezente në mbledhje.
Më datë 11 tetor 2018 u zhvillua mbledhje për çështjen në fjalë.
“Në kushtet kur Ministrja Gjonaj nuk ka qenë prezent në mbledhjen e zhvilluar, deklarata e saj për mungesë transparence nga KLD, nuk është objektive dhe aspak korrekte në citimet e saj”, thuhet në deklaratën e KLD-së.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj denoncoi një akt dministrativ të futur në mbledhjen e datës 11 tetor pa qenë në rend dite, dhe po atë ditë është miratuar. Gjin Gjoni, gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, njëkohësisht anëtar i KLD-së, ka marrë një leje 2-vjeçare prindërore.
“Vendimi është marrë me argumentimin se gjyqtari është bërë me vajzë dhe do i duhet të udhëtojë shpesh për vizita në shtetin gjerman ku ndodhet familja e tij.”, tha Gjonaj.
Sipas ministres kërkesa është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme dhe është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së po në mënyrë të paligjshme. Për votimin e këtij akti duheshin 2/ 3 dhe meqë KLD nuk i kishte pjesë e votimit është bërë dhe Gjin Gjoni.
Por pas kësaj deklarate reagoi vetë gjyqtari Gjoni, i cili thotë se mbledhja e është zhvilluar në kornizë të ligjit, ndërsa shton se ministrja nuk është e informuar pasi ka munguar në mbledhje.
“Mbledhja është zhvilluar brenda kornizës ligjore. Ministrja të mos mungojë në mbledhje dhe në këtë mënyrë do të ketë informacion të plotë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në varësi të presidentit jo nga ministrja. Përshëndes paketën antishpifje. Por është ministrja që në këtë rast duhet të shkoj për shpifje. Procedura të kësaj natyre nuk janë të parat. Dua të shtoj se vettingu nuk ndërpritet. Në çdo rast që do të më kërkojnë jam gati të paraqitem”, tha Gjoni.
©LAPSI.al
O njerez te KLDs. Mesa kuptoj une ju keni te drejte per aspektin e transparences… kur ministrja nuk ishte prezent ne mbledhje nuk ka pse kerkon transparence… !
Poooor… une lexoj qe ”” Për votimin e këtij akti duheshin 2/ 3 dhe meqë KLD nuk i kishte, pjesë e votimit është bërë dhe vete Gjin Gjoni. ”” ..
Pra i bie qe ky Gjinoja ka votuar per veten e tij.. DHE KJO ESHTE E PALIGJSHME.
Si ka thene dhe Lideri Shpirteror i Vicidolit:
Te shplani gojen kur te flisni per Zhin Zhonin.
Gjin kaubojsi plepave merr 2 vjet leje shtatzanije dhe floriri Skraparit hajdut me fakte e perkedhel .Ju jeni buce dhe me zi por fajin e ka prokuroria dhe politika e Rames qe as te qi as te shlo pune kurvash
Robt mu ne pidh ku ti kene te gjithe shqipkaret qe ia paten me poshtersi njerzve te mbare te ketij vendi.
Robt mu ne pidh edhe botes qe merr ne shtepit e veta familje te tilla qe e vune mirqenien ne kuriz te tjereve.
ZOTI MOS JU NGOPET MORE MASKARENJE MERNI DY VJET LEJELINDJE NDERKO QE NE SI POPULL NUK NA JAPI 15-RROPORT ME QEN SEMUR ME TE VERTET NUK NA E PAGUAJN SIKUR TE JETE E LIGJSHME ME TE VERTET ZOTI MOS JU NGOPET NGA I PARI TEK I FUNDIT.