• |
ide | kryesore

‘Nuk kam ndërmend të të vras’: Mourinho tregon bisedën me asistentin e Chelsea, pas sherrit në Stamford Bridge

Sport



Jose Mourinho ka rrëfyer se cfarë i ka thënë asistentit të Chelsea, Marco Ianni, pasi të dy u konfrontuan në përfundim të ndeshjes në Stamford Bridge.

Tekniku i Manchester United u cua në ndjekje të Ianni, pasi asistenti i Bluve festoi golin në kohën shtesë nga Ross Barkley përpara fytyrës së Mourinhos.

Për Sky Sports portugezi ka treguar cfarë ndodhi në ato minuta të tensionuara, pas fërshëllimës finale të arbitrit. “Çfarë ndodhi me asistentin e Sarrit do të zgjidhet në mënyrë të brendshme nga Chelsea. Sarri erdhi menjëherë për të siguruar për këtë. Asistenti i tij erdhi tek unë në zyrën e Sarrit dhe më kërkoi falje.

“I thashë se nëse ndihesh vërtetë kështu atëherë do ta pranoj ndjesën dhe do e harroj incidentin, sepse edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierë. Nuk kam ndërmend të të vras ty për një”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *