• |
ide | kryesore

Përgjimet e Stresit/ Kërkoi fshirjen e gjurmëve të gishtave nga pistoleta

Lajme, Të fundit



Publikohen në media përgjimet e muajit korrik 2018 për Arkimed Lushajn, reperin e njohur me nofkën “Stresi”. Bëhet fjalë për një aksion të Policisë në afërsi të shkollës së mesme “Partizani” në Tiranë, ku reperi Stresi është larguar nga uniformat blu dhe ka hedhur një armë pistoletë që e kishte pa leje.

Në përgjimet që ka publikuar gazeta Panorama, Stresi u tregon miqve për armën e zjarrit dhe kërkon që të ndërhyhet për t’i fshirë gjurmët e gishtërinjve, pasi informohet se arma është gjetur nga uniformat blu. Për këtë, siç del edhe nga përgjimet, angazhohet edhe babai tij, ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj.

Kur Stresi merr përgjigje negative, se në armën e zjarrit nuk mund të ndërhyhej, ai më pas nis të kërkojë ndihmë për t’u arratisur. Stresi telefonon disa persona të ndryshëm, ku i njofton se është në kërkim nga Policia. Madje, me njërin prej tyre flet për një arratisje të mundshme në Greqi përmes tokës. Ai i thotë se kjo gjë mund të bëhej lehtësisht nga Saranda dhe ishte një rrugë që mund të përshkohej për gjashtë orë. Stresi kishte menduar, sipas përgjimeve, që të fshihej në ishullin e Korfuzit më pas.

Sa i përket pistoletës, një bashkëbisedues i thotë në telefon se ishte arrestuar për shkak se kishte pasur informacione se ai lëvizte me armë pa leje. Përgjimet janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka zbuluar rastësisht emrin e Stresit teksa përgjonte disa anëtarë te grupit të Safet Bajrit.

PËRGJIMET

-Më datë 03.07.2018, në orën 19:23:28, përdoruesi i numrit celular ***723 telefonon përdoruesin e numrit të telefonit celular ***909. Gjatë komunikimit rezulton që kemi të bëjmë me momentin kohor pas ngjarjes, ku shtetasi Arkimed Lushaj e informon bashkëbiseduesin në lidhje me faktin e kontrollit të shërbimeve të Policisë, faktin se ka qenë ky shtetas që ka pasur armën e zjarrit, të cilën, pasi ka parë shërbimet e Policisë, e ka hedhur. Shtetasi Arkimed Lushaj, duke qenë se ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i ka kërkuar bashkëbiseduesit që të komunikojë me babanë e tij, shtetasin Sali Lushaj, i cili është në afërsi të vendit të ngjarjes dhe të interesohej në lidhje me ecurinë e veprimeve të Policisë.

Stresi: Ej, na kanë ardhur te lagja ata që kemi inat ne.

909: Kush?

Stresi: Robq***t, e zinj. Po, edhe unë e hodha atë a kupton po e kanë kap, po s’kanë pa mu që e kam hudh?

909: Po pse o vlla?

Stresi: Se di erdhën aksioni ika me gjysmë zemre, kam lëviz.

909: Ka je ti?

Stresi: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.

909: Ça t’i them?

Stresi: Po mere njëherë pyete ça bëhet, ça situate është? Merre njëherë të lutem.

-Më datë 03.07.2018, dy minuta më pas, një numër telefoni *940 njofton Arkimed Lushajn se shërbimet e Policisë ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe se ka dijeni për armën e zjarrit.
723: Hë mirë?
940: po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?
723: Po a e morën atë?
940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh
723: Jo pa e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.
940: Jo mor burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.
Në vijim të bisedës shoku i tij, i kërkon 31 vjecarit ti tregojë vendin se ku e kishte hedhur armën, pork y i fundit i thotë se atë e kanë marrë tashmë forcat e policisë. Më vonë Stresi komunikon sërish me mikun e tij, i cili i thotë se nëpërmjet të atit të arrinin të fshinin gjurmët e gishtave që mund të kishte lënë reperi në armë.
Në orën 19:26 komunikojnë sërish për armën e zjarrit.

940: Në ça vendi e ke pas?

Stresi: O figurë mos shkoni aty se poi u zejnë, aty brenda shkollës ku rrijnë ne ulur. Aty ku është tatuazhi “Badboy for life” nga brenda aty. Aty shihe njëherë.

-Disa minuta më pas, Arkimed Lushaj informohet nga bashkëbiseduesi se arma e zjarrit ishte gjetur nga ana e shërbimeve të Policisë.

940: Po ka shkuar dhe ka ndenjur p***rob**i.

Stresi: E kanë marrë?

940: Hajde se të marr më vonë.

Stresi: S’duan ta bëjnë të madhe.

-Në të njëjtën datë, në orën 19:36, Arkimed Lushaj flet me të njëjtin person dhe është i interesuar për të marrë një mjet që të lëvizte. Gjatë bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Stresit se po bënte përpjekje me babanë e tij, Sali Lushajn, që të fshihnin gjurmët e gishtave të Arkimedit në armën e zjarrit, që ishte marrë nga Policia.

Stresi: O byrazer, pyete Lir S. Se atij ja kam marrë makinën kam dy ditë a ka makinë me qera këtë apo?

940: Makinë me qera e ke këtë? Jo, thotë, jo. Është e Gentit që punon në Rinas.

Stresi: A mirë thuj se sot më duhet mua se qashtu e kam hallin se duhet me lëviz njëherë se ja bie vetë e gjej robin kështu thuj.

940: Mirëpo, më tha mua se isha tu i ni krejt unë, ka iku tha.

Stresi: Për mua e?

940: Po se e kam pa ik i thash, tha i kam bë me dorë.

Stresi: Si si?

940: Ai shefi tha i kam thënë tha, se e mori Sala atë shefin ja kam bë me dorë të parit atij, i thashë ik.

Stresi: Si, si?
940 Te parit ty ta ka bë me dore, a ta boni me dorë ik?
723- PO
940- Po pra se e mori Sala ate shefi e komisariatit
723- E ca u bot ash?
940- Ku di gjë kena pas informacion tha
723- Për armën e ?
940- Është në motër*** që i ka marrë në telefon. Duam një që iku me tha ate kërkojmë
723- E Fisniku
940- S’di gjë ka ka ik i thash
723- Po e kane marre me vete e ?
940- Po ate e kane fut mrena
723- A cil ate te madhin e?
940- PO
723- Ai pa lidhje krej o vlla.
940-Të shkoj ta kapi unë o shok së e kapa kot, ti them unë Salës me stil
723- Ca?
940- Ti thoje atij ta fshije
723- Po ai ca ka me i thënë tash se ate e kane marrë e kanë thirr e kanë marrë vesh tan ata police
940- it ha cashtu cashtu po e kena në makinë tha e kena gjet aty.
723- Arme e?
940- PO. Po problem eshte se eshte tek per tek me te e kam mundis me ja thene nje fjale
723- Ishalla o zot, hajde
940- Po me i thene une cashtu cashtu thuj ta pastroj

Me vonë miqtë komunikojnë sërish në telefon, ku shoku i thotë Arkimed Lushajt se fshirja e armës ishte e pamundur fshirja e gjurmëve të gishtave në armë.
Në vijim të përgjimeve në datën 4 korrik 2018, Stresi i dërgon mesazh një shoku të tij në telefon ku e informon në lidhje me faktin se është në kërkim.

O vllai jam në kërkim
Jam jashte Tirone
E sa tkesh munci nimon me naj gjo tvogel se ti e di kërkimi do lek



6 Comments

  1. Njerez kot, problematike delirante.
    Ne vend ti flasin dhe edukojne femijet, i mbrojne dhe i justifikojne, pa piken e turpit.
    Injorante!

  2. Ky qenka grupi qe do denohet si grupi i ambasades ruse me 50,, Arsenali i ketij grupi paska qene nje pistolete, dhe kjo po trajtohet si rrakete. Sa levizin me arme ne brez e tek tuk biejn ne dore te policise, por ka edhe nga ata te fortet, qe as ja fishkellejne policise, sepse kane perkrahje, apo jane ne sherbim te mafies qeveritare.

  3. Po kete sikur e kane arrestuar per politike,une nuk e di qe ky eshte mare me politike,kaq kara jane keto prinder,ai eshte pergjuar me 250faqe keta dalin neper tv duke u qare si kurvat,mere me sportivitet sali luzha jo me pak 7 vjet burg do te beje i thuaj djalit kujdes sapunin.ju shiti dhe saliu i PD kete radhe nuk ka folur fare per stresin se vertete kete radhe e bete me stres saliun

  4. Ipaemer, dukesh qe je ngopur me ilace si kryetari tend, e po ti keshe ti ne dore edhe eben, por ato 250 faqe do dalin nje flete blloku, sepse keta te mbushin edhe romane per ate pune, se jane pucista te kalibritpucist.Me gjithate, mos kujto se tere problemet e kohes do i kaloni me kesi ngjarijesh, qe jane si nje tym per te krijuar mjergullen, se qeveria e organet e pushtetit po punojne. Sa keni per te lare ju nga keto bema, qe po mundoheni ti shpetoni , por do ju cirret edhe surrati se maskat e mashtrimet u kane rene.

  5. Meru me saliun xixa se para nje jave fejoje per te dyten here dobicin zen dhe darka ishte shtruar me luge e pirunj te florijte,pasuri te madhe ka bere dobici sali dhe ti xixa je Gezuar shume qe idhulli i juaj po han me luge te florijte,si enveri yt dikur,ju jeni per tja u prere mishin copa-copa dhe pak e keni

  6. Nje thirrje kam per median. Mos i beni jehone nje lajmi te zakonshem. Si stresi ndalohen dhjetera persona ne dite nga policia. Pse stresi nen ndryshim!! Apo ngaqe eshte artist. Artist medioker eshte, artist qe bie cdo 6 muaj brenda. Mos i beni jehone kot nje ngjarjeje te zakonshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *