• |
ide | kryesore

Policia arreston 28-vjeçarin në Elbasan, shiste mina me telekomandë

Lajme, Të fundit



Policia e qytetit të Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Mengel”, ku u arrestua një person i cili trafikonte mina me shpërthim në distancë.

Policia e shtetit ka vënë në pranga, Petraq Koten, 28 vjeç, banues në Tiranë.  Ai u arrestua në një fshatin Mengel të Njësisë Administrative Labinot-Fushë dhe gjatë kontrollit iu gjetën 4 mina me telekomandë.

“Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste”, bënë të ditur blutë e Elbasanit.

Njoftimi i policisë

Forca e Ligjit në territor godet në Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mengel”

Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 (kater) copë mina shpërthim në distancë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë armë zjarri e lëndë plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të mbështetur nga Sektori i Shërbimeve Policore të Specializuara pranë D.V.P Elbasan, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

–              Petraq Kote, 28 vjeç, banues  në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *