• |
ide | kryesore

Publikoi këngën pas vrasjes në bllok, koleget në mbështetje të Elvanës

F1, Paparazzi
elvana-gjata-750x445.jpg



Ndërkohë që askush nuk e priste, këngëtarja Elvana Gjata publikoi këngën e saj “Shade”, që vjen si një bashkëpunim me producentin Poo Bear.

Prej kohësh ajo kishte paralajmëruar për këtë këngë, por deri ditën e djeshme nuk dinim asnjë detaj për të.

Shumë prej ndjekësve të saj iu duke e pabesueshme, pasi nuk pati asnjë promovim nga ana e këngëtares, e cila është shpallur në kërkim nga policia pesë ditë pas vrasjes në ish-Bllok.

Por në mbështetje të saj dolën artistë dhe personazhe të njohur shqiptarë, duke i treguar Elvanës se janë përkrahës të talentit.

“Muzika thotë gjithçka që duhet ta dini për një artist! Të flasësh është e ulët, shpifjet më keq, të qenit yll ka lindur me ty”, shkroi Besa Kokëdhima.

LEXO EDHE:  Fansat “masakrojnë” Elvana Gjatën: Ec në komisariat, kërko ndonjë…

Elvana Gjata u shpall në kërkim pasi u largua nga Shqipëria pa dhënë deklaratën e saj lidhur me ngjarjen, ku u implikua dhe i dashuri i saj, Ervin Mata. Më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë, këngëtarja ndodhej në të njëjtin vend vetëm pak momente para se të ndodhte vrasja dhe u cilësia si “molla e sherrit”.

Aurela Gaçe

Xhensila Myrtezaj

Jonida Vokshi

Fjolla Morina

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *