• |
ide | kryesore

Video / Barcelona poker Sevillas dhe merr kreun

Sport



Sfida ne Camp Nou ka nisur e ethshme. Braziliani Philippe Coutinho ka kaluar në avantazh Barcelonën që në minutën e 2′ të takimit kundër Sevilla. 10 minuta më pas është argjentinasi Lionel Messi autori i golit të dytë të Blaugranave.

Blaugranat kanë trefishuar rezultatin me Luis Suarez. Uruguajani ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 63′. Pablo Sarabia është autori i një supergoli për Sevilla, në minutën e 76′.

Në minutën e 88′ Ivan Rakitic e ka çuar në 4 numrin e rrjetave për Barcelonën. Vetëm 2′ minuta më pas kanë shënuar edhe kundërshtarët me anë Luis Muriel. 4-2 mbyllet krejt takimi.

Pas këtij takimi Barcelona ngjitet në krye të La Liga-s me 18 pikë, por pikërisht në këtë sfidë ka humbur Lionel Messi-n, i dëmtuar në pjesën e parë të lojës. Ylli argjentinas është lënduar në krah pas një rrëzimi në fushën e lojës. Raportet nga Spanja bëjnë me dije se Leo është dërguar menjëherë në qendrën mjekësore “Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi”, për t’iu nënshtuar ekzaminimeve mjekësore dhe për të kuptuar shkallën e lëndimit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *