• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho sherr të paparë në fund të ndeshjes, pas barazimit të Barkley në Stamford Bridge

F1, Sport



Është dicka pa mend ti thuash Jose Mourinhos ndonjë provokim, edhe kur ndeshja nuk është kaq e ndjerë sa ajo në Stamford Bridge. Tekniku portugez ishte kthyer si armik në Londër në drejtimin e Manchester United dhe gati i shkaktoi ish-skuadrës së tij humbjen e parë të sezonit, nëse nuk do të ishte për Ross Barkley

Çfarë fundit! Ross Barkley vazhdon të rikthehet ai lojtari i rëndësishëm tek Chelsea me një gol të vonë, në minutën e 96, që i lejoi Bluve të Maurizio Sarrit të ruajë pathyeshmërinë në Premier League. Pas golit të 2-2 dhe minutave të pafund shtesë nisi një sher i paparë mes Special One dhe stafit të Chelsea, që e ndezën edhe më shumë atmosferën në Stamford Bridge.

Një dramë e vërtetë për United dhe teknikun portugez që u duke se gati e kishte arritur fitoren. Dikush nga pankina e Chelsea provokoi Mourinho në mes të festimeve pas barazimit. Portugezi u nis menjëherë të konforntohej me atë që foli, por u mbajt nga steëardët dhe u shoqërua poshtë në tunelin e dhomave të zhveshjes.
Ndeshje spektakolare mes londinezëve të vendit të parë dhe United që po përpiqet të kthehet në shinat e suksesit. Rudiger shënoi golin e parë, duke shfrytëzuar një krosim të William, por euforia e Bluve nuk ishte me vend në këtë rast.

Ajo në Londër për Manchester United ishte një ndeshje për të mos u humbur. Djajtë e kuq, pasi e panë veten në disavantazh në golin e Rudiger, barazuan rezultatin 10 minuta pas rifillimit të lojës. Në minutën e 55 Anthony Martial vendosi përsëri ekuilibrat në fushë, në një episod ku Chelsea ka protestuar për mungesë Fair Play.

Nuk e kishte menduar ndoshta Mourinho se përgjigjen në fushë do ta merrte nga ata të cilët i ka konsideruar “armiqtë e tij”. Anthony Martian shënoi edhe golin e dytë, në një aksion brilant të Djajve të Kuq, që në minutën e 73 përmbysën gjithcka në Stamford Bridge, duke marrë udhëheqjen e ndeshjes 1-2, deri në minutën e 6 shtesë kur Barkley ruajti pathyeshmërinë e Sarrit dhe ndihmoi për ti shtuar piper një situatë që ishte që në fillim e tensionuar.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/3b/3b76.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *