• |
ide | kryesore

Zonja Tefta kundër emisionit të Renato Mekollit: Përcjell arrogancë

Paparazzi, Slider



Tefta Pajenga e njohur nga të gjithë si “Zonja Tefta” është kuzhinierja e njohur në vendin tonë që për shumë vite ka gatuar për shqiptarët recetat e saj në ekranet e televizioneve të ndryshme.
Edhe pse ajo ka njoftuar pak kohë më parë se ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani, duket se i ndjek me fanatizëm emisionet e tjera të gatimit në vendin tonë. Kështu ajo nuk mund të mos ndiqte emisionin më të ri të “Top Channel” “Hell’s Kithchen” të drejtuar nga shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli.

Zonja Tefta nuk i ka kursyer aspak kritikat për emisionin duke e quajtur një kopje e emisioneve të huaja që po bën të rinjtë të heqin dorë nga gatimi për arsye të negativizmit dhe arrogancës që përcjell.
“Ndiej keqardhje që për hir të komercializmit, në media serviren formate të gatshme, kopje të këqija të formateve që rezultojnë shumë të ndjekura në vende të tjera. Izolimi që kemi përjetuar për shkak të komunzimit, na hodhi në ekstremin e të admiruarit verbërisht të çdo gjëje që vinte nga jashtë. Kjo tendencë vihet rë në emisione si “Hell’s Kitchen” në “Top Channel”, kopje e emisioneve të shefit të famshëm britanik Gordon Ramsay.
Po e prisja me padurim emisionin, me kuriozitetin për të parë se si do të ishte përshtatur në kushtet shqiptare. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin dhe dyshimin që formati i servirur kështu të ketë sukses tek ne. Bazuar në atë që pashë mbrëmë, kam frikë se emisioni do të ndikojë negativisht e si pasojë të rinjtë do të stepen e mos ta zgjedhin këtë profesion për të ardhmen e tyre.
Jam përpjekur që përmes emisioneve të mia të përcjell tek teleshikuesit edukim, dashuri për ushqimin dhe të ushqyerit shëndëtshëm. Të gatuarit është pjesë e rëndësishme e familjeve shqiptare. Vlerësimi i ushqimit dhe mosshpërdorimi i tij janë vlera me të cilat çdo nënë edukon fëmijën. Aq sa moshedhja e bukës së vjetër, të tharë apo kripës janë kthyer në besëtytni, si simbole që tregojnë se sa keq është të shpërdorosh.
Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme. Por të hedhësh mishin vetëm sepse konkurentja kishte përgatitur dy racione në vend të një racioni është skandaloze. Veprim shpërdorues që nuk transmeton asnjë vlerë tek shefat e rinj të kuzhinës, të cilët mosshpërdorimin e ushqimit e kanë udhëzim bazë gjatë edukimit të tyre në cilindo institucion kulinar” – ka shkruar ajo.

“Ndërsa lexoj komentet e shikuesve të programit në faqen e Facebook të “Top Channel” ndiej admirim për mospërkrahjen e sjelljeve të tilla arrogante, të pakuptimta.
Si e apasionuar pas gatimit e kuzhinës do të vazhdoj ta ndjek këtë emision,por në asnjë moment nuk do të hezitoj të kritikoj sjellje të tilla, që nuk pasqyrojnë kulturën dhe edukatën e shqiptarëve. Një shefe e ardhshme kuzhine nuk mund të punojë me takat 20 pond në kuzhinën e një restoranti. Kuzhina ka kod veshje sikurse çdo profesion tjetër shef Renato” – ka përfunduar shefja e njohur e kuzhinës.



3 Comments

  1. Po i quajte disa njerez -Shefa-fluturojne me presh ne bythet sidomos keta shefat e guzhines qe e kane preshin neper tavolinat e gatimit.

  2. Ky shefi i karit mund te quhet se shef kuzhine ska shanc kopje e shemtuar e emisioneve boterore kur kopjon vjollca me pika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *