• |
ide | kryesore

Aksident në Fier, në gjendje të rëndë fëmija 2 vjeç

Lajme, Të fundit



Një fëmijë rreth 2 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë në Fier, pasi është përplasur nga një motoçikletë.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në fshatin Baltëz. Si pasoje e përplasjes, fëmija është dëmtuar në pjese të ndryshme të trupit.

I mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit në gjendje të rëndë. Pas ekzaminimeve të kryera dhe duke parë gjendjen e tij shëndetësore, fëmija me inicialet S.K është dërguar në Spitalin e Traumës ne Tiranë.

Mësohet se në momentin e aksidenti, fëmija ka qenë duke dalë nga shtëpia dhe sapo ka dalë në rrugë, është përplasur nga motoçikleta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *