• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-drejtori i burgjeve, por çfarë thotë ministrja e Drejtësisë

Lajme, Të fundit



Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko. Dikasteri i drejtuar nga Etilda Gjonaj, që është edhe Koordinatore Kombëtare e Task-Forcës Antikorrupsion shprehet se Çuko u shkarkua në datë 3 shtator nga detyra për keqmenaxhim të burgjeve dhe dyshimeve për korrupsion. Gjithashtu në njoftim theksohet se shkarkimi çoi në hetim të thelluar administrative dhe materialet e gjetura nga auditimi, i janë dërguar prokurorisë.

“Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë, në datën 3.09.2018 i kam propozuar Kryeministrit shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko. Shkarkimi i tij imediat për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion, ka çuar në një hetim të thelluar administrativ. Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve” – thotë ministrja Gjonaj që shton se e përshëndet dhe e mbështet prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit.



11 Comments

  1. Ky eshte ligji i barabarte per te gjithe. Ska me si ne kohet e Saliut dhe te Ilirit qe militantet benin cfare ju do qejfi

    1. Shyqyr qe pas 100 vjetesh pavaresi erdhi nje qeveri qe i ka te gjithe te barabarte perpara ligiit dhe po e zhduk korrupsionin

    2. Kjo Gjonaj e ka mar seriozisht luften kunder korrupsionit dhe me vjen mire qe ka njerez te tille misionar.

  2. Ne fakt, keta qe kane dhene doreheqjen, po i kap “ligji” …Me siguri nuk i kane dhene “pazarin ” Rames…Nderkohe qe per Sajen , Xhafaj, Balilin, Ballen, Manjen etj etj etj asnje llaf apo jo Mirash, Drini, Greta, Cici , mici nga call centerat e Rames me Veliaj…E dijne mire qe nuk do ti gjeje gje per kaq pak…Pisa!!!

  3. Nuk kuptoj nje gje!! Nqse e arrestoi prokuroria dhe gjykata, ekzekutivi pse ben show tani! C’pune ka ministrja qe mburret, po ashtu kryeministri qe del me status ne fb.
    Kur dalin bllof, si ne (rastin e xhiseles), thone nuk mbajme pergjegjesi per prokurorine. Kur vjen pergjigjja e laboratorit, flet kryeministri para prokurorise. Kur nga hetimet del se zeri ka qene i imituar, del kryem para prokurorise.
    E gjithe kjo do te thote qe Rama eshte kryeprokuror de facto. Ka vene nje anonim aty, dhe vendos vete kush duhet denuar. Reagimi i tij ne fb, tregon se ky drejtori burgjeve , ndonese i perfolur, u be mish per top. E denoi partia vete, per te treguar se eshte ne ” krahun e drejtesise” !
    Pse nuk denon kryetaret e bashkive ai, te zhytur deri ne fyt, ministrat peshkaqene, drejtoret e oshee, doganave, tatimeve, rrugeve qe jane leshuar familjarisht pa fre, si te babezitur, per te vjedhur. Nuk ishte ky me i madhi , ne zullum. Por jane ndare sektoret qe do goditen. Ato jane burgjet dhe hipotekat, qe varen nga ministria e drejtesise. Te tjeret kane marredhenie personale “korrekte” me kryeministrin.
    Ky eshte realiteti, kjo eshte rilindja.

  4. Po kercen -prifti- nga belaja o -freshiste-po as ishin per tu arrestuar keta se u arrestua -Beni-i partise po u lirua..Por keta jane ne dosjet e pergjimeve ,jane ne dosjet e hetimeve nga trafikantet e kapur ne Itali,Greqi dhe se fundi ne Angli -.Ne kemi qeveri leshi .Polici te korruptuar koke e kembe dhe bashkpuntore me trafikantet dhe kjo doli nga dekonspirimi i opercionit te laboratorit te Hasit .Kemi prokurori qe mbron keta trafikante dhe kriminele se jane arma kryesore e egzistences te kesaj qeverije ,kemi gjykates te cilet jane te varur per hunde dhe gjuhe nga drejtuesit me te larter te drejtesise shqiptare sic jane -Nafijet -MARKU -ecila do ishte e perkohshme me ate menuren si u zgjodh dhe nga kush u zgjodh dhe PRELA-e cila u vu ne krye te prokurorise te krimeve te renda nga Nafija-Marku-duke e shkarkuar prokurorin egzitues.

  5. Ky show behet per te mbuluar shantashet qe po i ben shteti grek qeverise se kapur shqipetare dhe grupit te saj negociator per 45 milion eurot e marra ne menyre sekrete per detin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *