• |
ide | kryesore

Detajet/ Si dështoi operacioni për kapjen e Klement Balilit 3 net më parë në Shkodër

Lajme, Të fundit



Natën e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes në Shkodër është organizuar një aksion policor me qëllim kapjen e të shumëkërkuarit Klement Balili.

Informacioni ishte që ai kishte disa ditë në Shkodër, por një i burim i ka thënë ABCNeës se informacioni në polici mbërriti vetëm dy orë para se të niste operacioni.

“Klement Balili ndodhet në Shkodër”. Ky informacion në rrethana operative vuri në lëvizje forcat speciale nga Tirana drejt qytetit të veriut tri net më parë.

Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por për fat të keq nuk pati asnjë rezultat.

Ose informacioni ishte i pasaktë, ose Klement Balili kishte mundur të largohej në kohë derisa forcat speciale të Tiranës nisën aksionin.

Madje janë kontrolluar edhe pikat kyçe në segmente ku mendohej se lëvizte Balili, por asgjë nuk u arrit.

Një burim policor i besueshëm i tha ABCNeës, se bëhej fjalë që Klement Balili ndodhej në Shkodër prej disa ditësh, por në polici informacioni mbërriti vetëm dy orë para operacionit.

Këto janë pamjet e kontrolleve të policisë pikërisht natën kur kërkohej Balili. Në këtë aksion ra rastësisht në pranga një i ri i armatosur.

Për njeriun e cilësuar si Eskobari i Ballkanit është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ai ndodhet.

43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë, ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend.

Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.



3 Comments

  1. tallu rama e xhafa tallu.balili e e xhafa me xhavarren para dy jave 2 ton koanabis ne greqi quan por u kap vetem shoku i xhafes xhavarra kurse ai i rames balili jo.

  2. Kur e denoncoi berisha per here te pare kete balon, ky i fundit doli e tha se jane shpifje te gjitha dhe se do padise berishen ne prokurori, por me pas u zhduk pagjurme. Sot si taotao dhe kryeeilindasi bertasin larte e poshte shpifje shpifje per faktin e thjeshte qe ska as prokurori e as gjykata dhe se ata kane kapur te gjitha pushtetet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *