• |
ide | kryesore

Diagnoza/ Messi, frakturë e radius: humbet Inter dhe Real Madrid

Sport



Probleme për Barcelonën, atëherë kur nuk duhej. Lionel Messi, kapiteni i blaugrana, gjatë ndeshjen me Sevilla në kampionatin spanjoll është detyruar të dalë nga fusha pas 26 minutash lojë. Argjentinasi, autor i asist për 1-0 e Coutinho e shënuesi i golit të dytë të katalnbasve, doli nga fusha për një problem në bërryl që ka rezultuar serioz: pas një përplasje me Vazquez, argjentinasi është rrëzuar duke e vendosur krahun në një përdredhje jo natyrale.

Numri 10 qendroi në tokë për disa minuta e pas ndihmës mjekësore provoi të rifutej në lojë. Dhimbjet e forta nuk e kanë lejuar sulmuesin të vazhdonte, duke i lënë vendin në fushë Dembelé.

Dëmtimi, komunikon Barcellona përmes Tëitter, është shumë i rëndë: bëhet fjalë për një frakturë të radius me lëndimin edhe të ligamenteve e kohët e rikuperimit vlerësohen rreth tre javë. Një lajm shumë i keq për teknikun Valverde, që humbet kampionin e tij për dy ndeshjet shumë të rëndësishme: kundër Intër në Champions League dhe për ‘El Classico’ me Real Madrid në kampionat të dielën e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *