• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Urdhër-ndalimi për Lul Berishën, por policia nuk arrin ta arrestojë

Kryesore, Lajme



Policia e shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë anti-drogë në Durrës, Shijak dhe disa qytete të tjera të vendit.

Burime të rezervuara në radhët e uniformave blu thanë se në fokus ka qenë një urdhër-ndalim për grupin e Lulzim Berishës që u lirua vetëm një vit më parë nga burgu.

Të njëjtat burime thanë se ndaj Berishës rëndon akuza e trafikut të drogës dhe armëve. Policia ka bastisur në shtëpinë e tij, por ky i fundit nuk është gjetur.

Lulzim Berisha është një nga emrat më të përfolur të botës shqiptare të krimit. I cilësuar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, është liruar pasi sipas avokatit mbrojtës vuan nga një sëmundje e rëndë. Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, i reduktuar më pas me 25 vjet heqje lirie, Lulzim Berisha, 5 vjetët e mbetur, pas disa uljesh të tjera, do ti kalonte si dënim me kusht.

Sipas të njëjtave burime në pranga në kuadër të këtij rrjeti të trafikut janë vënë disa persona në zonën e Shijakut. Në krye të arrestimeve është Flamur Avdyli ndërsa lapsi.al mësoi se është prangosur edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkëlqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.

Flamur Avdyli

Flamur Avdyli është i njohur për disa biznese në Shijak. Ai zotëron kompaninë “Orges Albania 2016” dhe hotelin luksoz “Germany” në Durrës. Ai ka qenë emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa edhe vëllezërit e tij kanë qenë të dënuar për disa vepra penale. Grupi Avdyli akuzohet për trafik ndërkombëtar heroinë në Gjermani dhe disa vende të tjera të Bashkimit Europian. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. O drejtesi e qelbur-duhen futur brenda ata gjyqtare qe i liruan keta nga burgu, ata duhen arrestuar dhe ju kata .SE keta ndoshta e kane menyren e tyre te jeteses.POR ju ku ju con mushka o felliqesira ,o zgjyra i futni prapa hekurav pastaj i leshoni apo jane metodat ”speciale-keto qe perdorni .

    1. Vangjush Dako per Edvin Ramen,ka po te njejten vlere si Balla dhe Tahiri.
      Denohen keta jashtqitje,pastaj e ka radhen Edvin Roma,kryejashtqitja.

  2. Po tani c’fare do beje per vota Gjushi ? Apo nuk i mbarojne rezervat. Ka investuar ne administrate me kopuk si Bakaj ne port,Cela ne OSHEE,Mehmeti ne hekurudhe…etj.
    Kujdes Rames edhe pak i duhesh .

  3. Skiftere kete berishen e liruan njerzit e saliut ne gjykate o rrace muti qe jeni ju maloket e vicidolit,kush ushqehet me luge floriri Zeni dhe armina ju vazhdoni hani byrek.kete skifter e lajmeruan njerzit e saliut qe te largohej.po i vjen rralla zenit tani

  4. Operacioni i Policisë u dekonspirua?! Sigurisht që po!

    E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

    1.Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”

    2. Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë t’i mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

    Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *