Një grup i trafikut të drogës është goditur në zonën e Shijakut duke vënë në pranga të paktën 6 persona. Në krye të arrestimeve është emri i Flamur Avdylit, por lapsi.al mësoi se është prangosur edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkëlqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.
Flamur Avdyli është i njohur për disa biznese në Shijak. Ai zotëron kompaninë “Orges Albania 2016” dhe hotelin luksoz “Germany” në Durrës. Ai ka qenë emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa edhe vëllezërit e tij kanë qenë të dënuar për disa vepra penale. Grupi Avdyli akuzohet për trafik ndërkombëtar heroinë në Gjermani dhe disa vende të tjera të Bashkimit Europian. ©LAPSI.al
Kena shtet or taj ?
Keta jane grupi i droges dhe krimit te mbeshtetur prej vite nga saliu dhe PD,po i prehen krahet parase qe financonte grupe te ndryshme te PD,po i vjen rralla familjes berisha,nentori eshte afer