• |
ide | kryesore

Fitore me polemika: Partizani mund Luftëtarin, por goli i parë i të kuqve ka tërbuar bluezinjtë

F1, Sport



Partizani rikthehet në krye të klasifikimit, duke iu përgjigjur apelit të Skënderbeut e Kukëit. Skuadra e Gegës ka arritur me vështirësi të thyejë 2-1 Luftëtarin, por ndeshja sigurisht nuk do të kalojë pa polemika: goli i parë i të kuqve ka tërbuar Luftëtarin, që ka pretenduar një faull ndaj portierit. Bardhi ka shtyrë portierin Ruçi, që nën presion nuk ka arritur ta largojë topin që Mensah e dërgoi në rrjetë.

“Shpresoj që gjithçka të jetë bëra pa vetëdije – tha i mërzitur pas ndeshjes tekniku i Luftëtarit Gentian Mezani -. Nuk ka problem. Arbitri sic duket e pa në mënyrë tjetër nga ne të tjerët”.
Në fakt ky ka qenë episodi kyc i ndeshjes, të cilin gjirokastritët e protestuan, por pa mundur ti ndryshojnë vendimin. Një ndihmesë “e vogël” për Partizanin, edhe pse Luftëtari barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me Shkurtajn.

Skuadra e Mezanit, pavarësisht se ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes, me 6 pikë në 9 ndeshje, është krejt tjetër nga ajo që dukej e dorëzuar pa filluar ndeshje me Kostic në pankinë. Vetëm se këtë herë nuk ka mjaftuar dëshira për të bërë mirë: fillimisht vlerësimi i gabuar i arbitrit dhe më pas një ndërhyrje e c’ekuilibruar e Liçajt që shkaktoi 11 metërshin e shëndërruar në gol nga Telushi kanë vendosur ndeshjen në favor të kryeqytetasve.

Rezultati i tetë pozitiv radhazi për Partizanin, që nuk humbet nga java e parë me Skënderbeun. Të kuqtë me 22 pikë, mbajnë një pikë larg pikërisht korcarët, me të cilët javën e ardhshme do të luajnë kreun e klasifikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *